Aal-i-Imraan
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
لَقَدْ مَنَّ ٱللَّهُ عَلَى ٱلْمُؤْمِنِينَ إِذْ بَعَثَ فِيهِمْ رَسُولًا مِّنْ أَنفُسِهِمْ يَتْلُوا۟ عَلَيْهِمْ ءَايَـٰتِهِۦ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ ٱلْكِتَـٰبَ وَٱلْحِكْمَةَ وَإِن كَانُوا۟ مِن قَبْلُ لَفِى ضَلَـٰلٍ مُّبِينٍ ۱۶۴
Është e vërtetë se Allahu u ka falur besimtarëve një mirësi të madhe, kur ndër ta dhe nga mesi i tyre, dërgoi një Profet,... -Kjo është mirësia më e madhe që Allahu i Lartësuar u ka dhuruar adhuruesve të Tij. Me dërgimin e Profetit, Allahu i Lartësuar i shpëtoi ata nga humbja dhe shkatërrimi. Ata e njihnin shumë mirë prejardhjen, cilësitë dhe gjuhën e tij. Ai ishte nga populli i tyre, madje nga fisi më i nderuar ndër ta. Ai synonte të mirën dhe ishte i butë me ta....që t’u lexonte ajetet e(shpalljes së)Tij, që t’i dëlirësonte... -Profeti u lexonte me besnikëri ajetet e Allahut, u mësonte leximin e fjalëve të Kur’ânit dhe u sqaronte kuptimin e tyre. Veç kësaj, Profeti i largonte e i pastronte ata nga idhujtaria, gjynahet, mosbindja, injoranca dhe nga cilësitë e këqija....dhe që t’u mësonte Librin dhe Urtësinë,... -Profeti u mësoi atyre Librin. Fjala ‘libër’ këtu mund të nënkuptojë Kur’ânin ose aftësinë e të shkruarit. Nëse nënkupton Kur’ânin, atëherë shprehja “argumentet e Tij” në ajet iu referohet shenjave dhe argumenteve të Allahut të Lartësuar, që gjenden në gjithësinë e krijuar nga Ai. Por fjala ‘libër’ (kitab) mund të ketë edhe kuptimin “shkrim”. Nëse ka këtë kuptim, atëherë Allahu i Lartësuar u kujton besimtarëve mirësinë që u ka bërë duke u mësuar atyre shkrimin, nëpërmjet të cilit ruhen dhe transmetohen të gjitha njohuritë. Profeti u mësoi gjithashtu Urtësinë (el ĥikmete). Edhe kjo fjalë ka dy kuptime:1. Suneti ose Tradita profetike, nëpërmjet së cilës kuptohet dhe qartësohet Kur’âni. Pra, ‘Urtësi’ quhet në këtë rast çdo gjë që i është shpallur Profetit (a.s.), përveç Kur’ânit.2. Urtësia ose aftësia për të gjykuar drejt dhe për të vendosur çdo gjë në vendin që i takon. Kjo aftësi mund të arrihet veçse duke njohur fshehtësitë dhe hollësitë e Sheriatit.Pra, Profeti u mësoi besimtarëve ligjet e Zotit, tekstet prej të cilave nxirren ligjet e Zotit dhe Urtësinë, nëpërmjet së cilës kuptohen mësimet e fjalëve të Zotit. Pa dyshim, brezi i parë në mënyrë të veçantë dhe i tërë umeti në përgjithësi, arritën gradat më të larta të urtësisë. Ata u ngritën mbi të gjitha krijesat dhe meritojnë të quhen dijetarë dhe edukatorë të njerëzimit. Sigurisht që ky ishte sukses i dhuruar nga Allahu i Lartësuar, sidomos kur mendon se si ishin përpara Islamit, sikurse thotë i Lartësuari:...kurse më parë ata ishin krejtësisht të humbur. -Pra, para shfaqjes së Profetit, ata ishin në humbje të qartë. Ata nuk e njihnin rrugën e Zotit të tyre. Ata nuk dinin se çfarë i pastronte shpirtrat e tyre dhe çfarë i lartësonte ata. Ata bënin thjesht vepra që ua kërkonte e zbukuronte nefsi dhe dëshirat e tyre të çekuilibruara. Çfarë u shkonte pas oreksit, ata e kryenin, edhe nëse ishte kundër logjikës së të gjithë botës.