Al-Qasas
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
قُلْ أَرَءَيْتُمْ إِن جَعَلَ ٱللَّهُ عَلَيْكُمُ ٱلَّيْلَ سَرْمَدًا إِلَىٰ يَوْمِ ٱلْقِيَـٰمَةِ مَنْ إِلَـٰهٌ غَيْرُ ٱللَّهِ يَأْتِيكُم بِضِيَآءٍ ۖ أَفَلَا تَسْمَعُونَ ۷۱
Thuaj: “Sikur Allahu t'jua bënte natën të përhershme deri në Ditën e Kijametit, cili zot përveç Allahut do t’ju sillte juve dritë?! -Allahu i Lartësuar u tregon njerëzve mirësitë e Tij. Ai i fton që të jenë mirënjohës dhe të përmbushin adhurimin dhe hakun e Tij. Ai u tregon se e bëri ditën të shndritshme e plot gjallëri, që ata të kërkojnë nga mirësitë e Tij dhe të shpërndahen në tokë për të kërkuar rizkun dhe jetesën e tyre. Ndërsa natën e bëri që të qetësohen në heshtje dhe prehje, që qetësohen trupat dhe shpirtrat nga lodhja gjatë ditës. Kjo është prej mirësisë dhe mëshirës së Allahut për robërit e Tij. A ka ndonjë forcën emundësinë për të bërë diçka të tillë?A nuk po dëgjoni?” - A nuk po i dëgjoni paralajmërimet e Allahut dhe shenjat e Tij, duke pranuar të vërtetën, e të nënshtroheni për ta zbatuar e jetuar sipas saj?