Al-Qasas
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
أَفَمَن وَعَدْنَـٰهُ وَعْدًا حَسَنًا فَهُوَ لَـٰقِيهِ كَمَن مَّتَّعْنَـٰهُ مَتَـٰعَ ٱلْحَيَوٰةِ ٱلدُّنْيَا ثُمَّ هُوَ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ مِنَ ٱلْمُحْضَرِينَ ۶۱
E si mund të jetë ai, të cilit Ne i kemi dhënë një premtim të mirë(për Xhenet), njëlloj si ai të cilit i kemi dhënë kënaqësi të kësaj jete... -Mendoni për këto dy raste! Nga njëra anë është një besimtar i cili punon për ahiretin, duke menduar gjithmonë për premtimin që Zoti i ka dhënë. Ai mendon për shpërblimet e shumta dhe për Xhenetin e mirësive të pafundme dhe jetës së përtejshme në kënaqësi dhe mirësi nga Zoti. Ai është i bindur se do ta arrijë këtë kënaqësi dhe është i sigurt që Zoti nuk e thyen premtimin. E si të ketë dyshim për premtimin e Atij që është Bujar dhe që e mban premtimin? Ai kurrë nuk e thyen fjalën e dhënë për ata besimtarë të bindur e të nënshtruar, të cilët jetojnë ashtu siç Ai ka urdhëruar e porositur përmes shpalljeve e profetëve. Ata i druhen zemërimit dhe dënimit të Tij duke përmbushur devotshmërinë. Nga ana tjetër është ai njeri që merr dhe jep nga kjo dynja, ha, pi dhe dëfrehet pa fre, ashtu si kafshët. Ai është dhënë tërësisht pas dynjasë duke harruar ahiretin. Udhëzimet e ftesat e Zotit nuk kanë gjetur vend në zemrën e Tij, prandaj ai nuk ecën me to. Ai nuk nënshtrohet të pasojë profetët. Ai vazhdon në këtë gjendje dhe në çdo ditë që kalon nuk merr asgjë për ahiretin, veç dëshpërimit dhe ndëshkimit të merituar, që e pret në jetëntjetër....por që Ditën e Kijametit do të jetë me të dënuarit? - Ai nuk ka për t’iu shmangur Ditës së Tubimit për llogarinë me drejtësi para Zotit. Është e sigurt që ky i mjerë nuk paraqit asnjë punë për veten e vet. Madje, ka bërë çdo punë të keqe e dëmtuese të vetes. Në këtë gjendje do ta nisë ai udhëtimin, i vetmuar në jetën e përjetshme për t’u llogaritur e shpërblyer sipas veprave. Si mendoni se do të jetë përfundimi i këtij të mjeri? Si do të bëhet me të? Le të zgjedhë çdo i logjikshëm për veten e vet atë që e meriton të zgjidhet.