پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Qasas
سورهٔ ۲۸

Al-Qasas

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۵۷

وَقَالُوٓا۟ إِن نَّتَّبِعِ ٱلْهُدَىٰ مَعَكَ نُتَخَطَّفْ مِنْ أَرْضِنَآ ۚ أَوَلَمْ نُمَكِّن لَّهُمْ حَرَمًا ءَامِنًا يُجْبَىٰٓ إِلَيْهِ ثَمَرَٰتُ كُلِّ شَىْءٍ رِّزْقًا مِّن لَّدُنَّا وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَهُمْ لَا يَعْلَمُونَ ۵۷

Ata thonë: “Nëse do të ndiqnim udhëzimet e tua, do të na dëbonin prej vendit tonë.” -Nëse do të të pasonim në udhën tënde, do të rrezikoheshim edhe ne nga vrasja, lufta, robërimi, humbja e pasurive, sepse njerëzit ju refuzojnë dhe janë armiqësuar me ju. Nëse do t’ju pasonim, atëherë edhe ne do të bëheshim pre e kësaj armiqësije dhe lufte mes jush. Ne nuk mund të armiqësohemi dhe të dalim kundër të gjithë botës. Këto fjalë tregonin mendimin e keq që ata kishin për Zotin e Lartësuar dhe se Ai nuk do të ndihmonte fenë e Tij dhe nuk do ta lartësonte fjalën e Tij. Ata mendonin se Zoti do t’i lejonte njerëzinë që të kishin dorë të lirë për t’i luftuar dhe shfarosur pasuesit e denjë së fesë së Tij. Ata të mjerët menduan se e kota do të triumfojë mbi të vërtetën dhe mbrojtësit e saj. Por Allahu i Madhëruar u qartëson atyre një fakt, që duhet ta dinë e takuptojnë mirë:Po a nuk u siguruam Ne atyre një vend të shenjtë, të sigurt, ku sillen fruta të të gjitha llojeve, si furnizim prej Nesh?! Por shumica e tyre nuk e dinë. - Kriminelët dhe keqbërësit, që gjithmonë e kanë rrethuar këtë vend të shenjtë, kanë qenë gjithmonë shumë, por ai vend ka qenë gjithmonë i pastër dhe i ruajtur, dhe të tillë kanë qenë edhe vizitorët e tij. A nuk mendoni në këtë fakt, se si ju ka mbrojtur dhe ruajtur Zoti nga belatë e armiqtë që ju kanë rrethuar?! Askush që merrte rrugën drejt atij vendi të shenjtë nuk cenohej dhe prekej, sepse ishte mbrojtja e Zotit. E tillë ishte gjendja e këtij vendi, ndërkohë që çdo vend tjetër ishte i rrethuar dhe mbuluar me frikë dhe banorët e atyre vendeve nuk ishin të qetë e as të lumtur. Lavdëroni dhe i shprehni mirënjohjen Zotit tuaj për këtë mirësi dhe paqe, që ju ka dhuruar e që askush nuk e ka provuar. Falënderojeni atë për të mirat që ju ka mundësuar me mbushulli nga çdo anë e botës. Le ta ndjekin këtë profet të nderuar, që lumturia, paqja dhe siguria e tyre të jetë e plotë dhe e përhershme. Le të ruhen dhe të mos marrin guximin që ta mohojnë atë! Mos të tregohen kryeneçë dhe mosmirënjohës ndaj Allahut! Nëse e bëjnë këtë, atëherë mirësitë dhe paqja ku jetojnë do t’u shndërrohet në fatkeqësi dhe frikë, krenaria do t’u kthehet në poshtërim e nënshtrim, ndërsa pasuria e bollëku në varfëri e skamje. Kjo është arsyeja që Allahu i kërcënoi me atë ndëshkim që dënoi popujt e shkuar dhe tha: