Al-Qasas
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
قَالَتْ إِحْدَىٰهُمَا يَـٰٓأَبَتِ ٱسْتَـْٔجِرْهُ ۖ إِنَّ خَيْرَ مَنِ ٱسْتَـْٔجَرْتَ ٱلْقَوِىُّ ٱلْأَمِينُ ۲۶
Njëra prej vajzave tha: “O baba, merre në punë me pagesë! -Njëra prej vajzave i tha të atit: “O baba, merre në punë me pagë!" Pra, merre Musain si punëtor me mëditje, që të ruajë bagëtitë tona dhe t’u japë ujë atyre.Punëtori më i mirë është i fuqishëm dhe i besuar. - Musai është më i miri që mund të marrësh në punë. Ai ka dy cilësi: "... i fuqishëm dhe i besuar.” Forca dhe besnikëria janë cilësi të mrekullueshme, dhe më i miri punëtor me mëditje është ai që i ka këto dy cilësi: i fortë për atë punë që ngarkohet dhe besnik, që nuk të mashtron dhe gënjen. Këto dy cilësi duhet të plotësohen nga çdo njeri që merr një detyrë, çfarëdo qoftë ajo. Nëse mungojnë të dyja, ose edhe njëra prej tyre, atëherë cenohet puna. Vajza e bëri këtë vlerësim për Musain, sepse e pa gjatë punës që ishte i shkathët, i fortë dhe i zgjuar. Ndërsa besnikërinë dhe fisnikërinë e pa te respekti dhe përkujdesi i tij për ato të dyja, edhe pse nuk priste ndonjë shpërblim prej tyre. Qëllimi i vetëm ishte kënaqësia e Allahut dhe bamirësia ndaj të dobtëve e nevojtarëve. Atëherë, babai i vajzave i tha: