An-Naml
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
قَالَ ٱلَّذِى عِندَهُۥ عِلْمٌ مِّنَ ٱلْكِتَـٰبِ أَنَا۠ ءَاتِيكَ بِهِۦ قَبْلَ أَن يَرْتَدَّ إِلَيْكَ طَرْفُكَ ۚ فَلَمَّا رَءَاهُ مُسْتَقِرًّا عِندَهُۥ قَالَ هَـٰذَا مِن فَضْلِ رَبِّى لِيَبْلُوَنِىٓ ءَأَشْكُرُ أَمْ أَكْفُرُ ۖ وَمَن شَكَرَ فَإِنَّمَا يَشْكُرُ لِنَفْسِهِۦ ۖ وَمَن كَفَرَ فَإِنَّ رَبِّى غَنِىٌّ كَرِيمٌ ۴۰
Ndërsa një që kishte dituri nga Libri tha: “Unë ta sjell atë ty sa hap e mbyll sytë.” -Mufesirët kanë thënë se ai ishte një burrë besimtar dhe i ditur pranë Sulejmanit, që quhej Asif ibn Burhije. Thuhej se ai dinte emrin më të madh të Allahut, atë emër që, nëse e lusje Allahun me të, Ai të përgjigjej dhe nuk ta kthente duanë. Ky i tha: “Unë ta sjell atë ty sa hap e mbyll sytë.” Pra, ai do ta luste Allahun me emrin e Tij më të madh dhe Ai do t’i përgjigjej. Si përfundim, ai e luti Zotin dhe e kreu atë detyrë. Allahu e di më mirë se si ndodhi. A ndodhi sepse dinte emrin e Allahut dhe iu realizua menjëherë ajo që kërkoi, apo ai kishte një lloj njohurie nga Libri nëpërmjet së cilës mund të transportonte pesha të rënda? E rëndësishme është që Sulejmani e pa atë fron madhështor para syve të vet.Kur Sulejmani e pa atë(fron)para vetes, tha: “Kjo është mirësia e Zotit tim, që të më sprovojë mua a do të jem mirënjohës apo mosmirënjohës.” -Allahu dëshiron të më sprovojë, a do jem një besimtar i mirë e mirënjohës për dhuntitë e dhuruara nga Ai, apo një mohues, mosmirënjohës dhe arrogant, siç janë mbretërit tiranë të kësaj bote? Sigurisht, Sulejmani nuk ishte i vetëmashtruar nga pushteti dhe forca e madhe që i ishte dhuruar, por e kuptoi mirë dhe e lexoi si duhet gjendjen ku ndodhej. Ai ishte në sprovë nga Zoti dhe u frikësua se a do t’i jepte Atij hakun e falënderimit, mirënjohjes dhe lavdërimit Allahut? Pastaj ai qartësoi faktin se kjo lloj mirënjohjeje nuk i sjell asnjë dobi Allahut, por vetë njeriut që e ka:“Kush është mirënjohës, është për të mirën e vet dhe kush është mosmirënjohës(ta dijë se), Zoti im është i Pasur e Bujar!” -Ai është El Ganij - i Pasuri, Jonevojtari për krijesat dhe punët e tyre. Ai nuk ka nevojë për asgjë dhe gjithçka ka nevojë për Të. Ai është El Kerim - Bujari me mirësi të shumta, mirësi që përfshijnë mohuesin dhe besimtarin, mirënjohësin dhe mosmirënjohësin. Pra, pa dyshim që mirënjohja për mirësitë e Tij sjell shtim të të mirave dhe mohimi i tyre sjell largimin e mirësive.