An-Naml
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا دَاوُۥدَ وَسُلَيْمَـٰنَ عِلْمًا ۖ وَقَالَا ٱلْحَمْدُ لِلَّهِ ٱلَّذِى فَضَّلَنَا عَلَىٰ كَثِيرٍ مِّنْ عِبَادِهِ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۱۵
Ne u dhamë Daudit dhe Sulejmanit dituri -Allahu i Madhëruar na tregon në Kur'an rreth Daudit dhe birit të tij, Sulejmanit. Allahu u pati dhënë atyre dituri të madhe dhe të gjerë. Thotë i Lartësuari: “Daudi e Sulejmani gjykonin për çështjen e tokës së mbjellë, në të cilën kishin kullotur natën delet e disa njerëzve! Ne e dëshmuam gjykimin e tyre. Ne ia mundësuam Sulejmanit të kuptonte (përgjigjen e saktë) për çështjen. Secilit (prej tyre)u patëm dhënë urtësi e dituri." [Enbija 78, 79]. Ata u treguan mirënjohës dhe falënderues për mirësitë e Zotit të tyre dhe thanë:...dhe ata të dy thanë: “Të gjitha lavdërimet qofshin vetëm për Allahun, që na dalloi mbi shumë robër të Tij besimtarë!”. -Ata e falënderuan dhe e lavdëruan Zotin, sepse, së pari, i bëri besimtarë dhe, së dyti, i bëri besimtarë nga më të zgjedhurit. Allahu i dalloi me shumë veçori mes besimtarëve të mirë e të lumtur. Nuk ka dyshim se besimtarët ndahen në katër grada:1. Salihun - punëmirë.2. Shuheda - dëshmorët.3. Sidikinët - të sinqertët.4. Profetët.Daudi dhe Sulejmani ishin nga profetët më të zgjedhur, edhe pse pak më poshtë se Ulul Azmi (5 profetët më të dalluar). Nuk ka dyshim se ata ishin nga profetët më të dalluar, që Zoti i ka përmendur dhe lavdëruar shpesh në Librin e Tij. Kështu, ata e lavdëruan Allahun, që i ngriti në këtë gradë. Kjo është shenja e lumturisë së robit: që ai të tregojë mirënjohje ndaj Allahut për të gjitha mirësitë, të fesë e besimit dhe ato të dynjasë, dhe të shohë dhe besojë se të gjitha mirësitë vijnë prej Allahut; të mos lëvdohet e vetëkënaqet, por përkundrazi, të shohë mangësitë e veta dhe të besojë se ato mirësi meritojnë shumë e më shumë mirënjohje e lavdërim të Allahut. Pasi i lëvdoi të dy, Allahu i Madhëruar vijoi të lëvdojë në mënyrë të veçantë Sulejmanin (a.s), për vetë faktin se i kishte dhuruar një pushtet dhe mbretërim të madh, veçori që nuk ia kishte dhënë të atit. Ai thotë: