Ash-Shu'araa
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
إِنَّا نَطْمَعُ أَن يَغْفِرَ لَنَا رَبُّنَا خَطَـٰيَـٰنَآ أَن كُنَّآ أَوَّلَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۵۱
Ne shpresojmë se Zoti ynë do të na i falë gjynahet tona... -Ne shpresojmë që Zoti të na falë mohimin, magjinë dhe të gjitha gjynahet. Ne shpresojmë se Zoti do të na falë, sepse:...sepse ne ishim të parët besimtarë(nga populli ynë).” -Ishim të parët që besuan Musain, mes gjithë atyre ushtarëve. Prandaj dhe Allahu i forcoi dhe u dha durim atyre. Ka mundësi që Faraoni ta ketë bërë atë që i kërcënoi, sepse ai kishte pushtetin dhe forcën për ta bërë. Por ka mundësi, gjithashtu, edhe që Allahu i Lartësuar t’i ketë mbrojtur dhe shpëtuar nga ai dënim. Më pas, Faraoni dhe populli i tij vazhduan në kufrin e tyre dhe Musai vazhdonte t’u sillte shenja të mëdha. Sa herë që u vinte ndonjë shenjë dhe vuajtja arrinte kulmin, ata i premtonin Musait se, nëse ua largonte belanë, do ta besonin dhe do t’i lejonin bijtë e Izraelit të shkonin me të, dhe kështu Allahu ua largonte sprovën. Kështu vazhdoi për njëfarë kohe dhe ata përsëri s’e mbanin fjalën. Atëherë, kur Musai e humbi shpresën se do të besonin dhe ata po e bënin hak ndëshkimin e pakthyeshëm, erdhi koha që bijtë e Izraelit të shpëtonin nga robëria. Allahu kishte vendosur që t’u mundësonte të kishin në dorë fatet e tyre në tokë. Atëherë Allahu i Lartësuar i shpalli Musait: