پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Ash-Shu'araa
سورهٔ ۲۶

Ash-Shu'araa

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۴۹

قَالَ ءَامَنتُمْ لَهُۥ قَبْلَ أَنْ ءَاذَنَ لَكُمْ ۖ إِنَّهُۥ لَكَبِيرُكُمُ ٱلَّذِى عَلَّمَكُمُ ٱلسِّحْرَ فَلَسَوْفَ تَعْلَمُونَ ۚ لَأُقَطِّعَنَّ أَيْدِيَكُمْ وَأَرْجُلَكُم مِّنْ خِلَـٰفٍ وَلَأُصَلِّبَنَّكُمْ أَجْمَعِينَ ۴۹

“A i besuat atij(Musait), para se t’ju lejoja unë?!” S’ka dyshim se ai(Musai)është prijësi juaj, që ju ka mësuar magjinë. Por keni për ta marrë vesh shpejt! -Ai shprehu habinë e vet dhe këtë habi filloi ta nxiste edhe në popull. Si është e mundur që të besoni pa marrë fillimisht miratimin tim?! Sigurisht që kjo është një marrëveshje mes jush, ndërsa Musai është i pari juaj. Është ai që jua mësoi magjinë. Por ishte pikërisht Faraoni dhe paria rreth tij që e dhanë mendimin e mbledhjes së magjistarëve. Të gjithë e dinin se magjistarët nuk ishin takuar kurrë me Musain para çastit të përballjes. Madje, ata shfaqën një magji shumë të madhe dhe të paparë për njerëzit. Sidoqoftë, kjo tezë me sa duket u pranua nga ai popull injorant dhe mendjelehtë. Edhe pse e dinin mirë se ky pretendim ishte gënjeshtër, ata e pranuan. Sigurisht, nuk është aspak çudi që të tilla mendje boshe të mos besonin të vërtetën e qartë dhe në ato shenja madhështore. Ata kishin arritur në atë pikë saqë, nëse Faraoni do t’u thoshte të besonin të kundërtën e realitetit, do ta besonin dhe mbështesnin atë. Pastaj Faraoni kërcënoi magjistarët dhe u tha:Do t’jua këpus duart dhe këmbët në anët e kundërta .... -Pra, dorën e djathtë me këmbën e majtë. (Kështu veprohej atëherë me keqbërësit dhe kriminelët.) Pastaj do t’ju mbërthej në trungjet e palmave, që të poshtëroheni dhe nënçmoheni.... dhe do t’ju kryqëzoj që të gjithëve.” -Por magjistarët, kur e ndjenë ëmbëlsinë e imanit dhe shijuan kënaqësinë që të falte ai, thanë: