Ash-Shu'araa
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَأَنَّهُمْ يَقُولُونَ مَا لَا يَفْعَلُونَ ۲۲۶
....dhe flasin atë që nuk e bëjnë? - Ky është përshkrimi i poetëve hipokritë. Fjalët e tyre janë ndryshe nga veprat e tyre. Kur i dëgjon të këndojnë vargje prekëse, të duket sikur ata janë njerëzit më të përvuajtur, por në të vërtetë ata veçse shtiren. Kur i dëgjon që lavdërojnë ose shajnë, mendon se fjalët e tyre janë të vërteta dhe të besueshme, por në fakt është thjesht mashtrim. Ata vetëlëvdohen, sikur kanë bërë vepra që, në fakt, nuk i kanë bërë, ose kanë lënë vepra që, në fakt, nuk i kanë lënë, ose sikur janë treguar bujarë, ose guximtarë e trima, por, në fakt, janë frikacakët më të pashembullt. Të tillë janë ata. Shih me kujdes! A i afrohet ky përshkrim Muhamedit (a.s), atij burri bamirës dhe bujar, të udhëzuar dhe të urtë, të cilin e pasojnë të gjithë njerëzit e urtë dhe të mençur? Ai ishte i udhëzuar në rrugën e drejtë dhe larg nga çdo ligësi e paudhësi. Veprat e tij nuk ishin kontradiktore me fjalët e tij, por vërtetuese të njëra tjetrës. Ai udhëzonte veçse për mirësi dhe ndalonte veçse nga paudhësia dhe ligësitë. Çdo lajm që ka sjellë është i vërtetë. Çdo urdhër që ka dhënë, e ka zbatuar vetë i pari dhe çdo ndalesë që ka ligjëruar, është larguar vetë i pari nga ajo. Atëherë, si mund të krahasohet gjendja e tij me atë të poetëve hipokritë të fjalëve boshe?! Gjendja e tij ishte krejtësisht ndryshe nga gjendja e këtyre të mjerëve. Paqja dhe përshëndetjet më të përzemërta qofshin për këtë Profet të kompletuar dhe punëtor bamirës, përjetësisht e pa fund! I pastër është ai nga shpifjet e mohuesve! Ai nuk ishte as poet, as magjistar e as i çmendur, por ishte njeriu më i plotë, me virtytet më tëlarta. Allahu i Madhëruar, pasi i përshkroi poetët me ato cilësi, vijon duke përjashtuar një kategori të caktuar, duke thënë: