Ash-Shu'araa
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَٱخْفِضْ جَنَاحَكَ لِمَنِ ٱتَّبَعَكَ مِنَ ٱلْمُؤْمِنِينَ ۲۱۵
Ji i butë me besimtarët që të pasojnë ty! - Ji i sjellshëm me ata dhe folu me butësi dhe dhembsuri. Tregohu i dashur me ta dhe trajtoi me mëshirë. Trego me ta moralin më të lartë dhe bëju mirësi me çdo rrugë dhe mundësi. Dhe, vërtet, Profeti (a.s) e bëri këtë ashtu siç e urdhëroi Zoti i Lartësuar: "Në sajë të mëshirës së Allahut, ti u solle me butësi me ta. Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do largoheshin prej teje. Fali dhe kërko falje (nga Allahu) për ta! Këshillohu me ta për të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetju Allahut! Allahu i do ata që i mbështeten Atij." [Al Imran 159]. Ky ishte morali i Profetit (a.s): më i ploti dhe i përkryeri moral, përmes të cilit arrihen mirësi dhe dobi të shumta për krijesat dhe largohen shumë fatkeqësi. Atëherë, a ka mundësi që dikush që beson në Allahun dhe Profetin dhe që pretendon se e pason dhe e merr për shembull rrugën e tij, që të jetë barrë për muslimanët dhe të sillet me mënyrën më të ulët me ta?! Si mundet që një besimtar të jetë i vrazhdë e zemërgur, i ashpër dhe i ngrysur me vëllezërit e tij muslimanë?! Një i tillë, nëse sheh ndonjë gabim e gjynah te vëllezërit e tij, menjëherë nxitohet dhe i braktis, i bojkoton me urrejtje dhe përbuzje, pa treguar edukatën më minimale. Kjo tregon se atij nuk i është dhënë sukses nga Zoti për ta kompletuar imanin. Kjo lloj sjelljeje dhe komunikimi sjell dëme dhe fatkeqësi të shumta dhe largon mirësi të pamata. Njerëz të tillë të mangët i sheh që të nënçmojnë ata që janë sjellshëm dhe të butë, që kanë moralin e Profetit, madje i akuzojnë për hipokrizi dhe përshtatje me gjynahqarët. Ndërsa veten e mendojnë si besimtarë të mëdhenj, plot vetëkënaqësi e vetëpëlqim. A nuk e kuptojnë këta të mjerë se të gjitha këto vijnë nga injoranca dhe si pasojë e zbukurimit dhe mashtrimit të shejtanit të mallkuar?!