پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Furqaan
سورهٔ ۲۵

Al-Furqaan

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۶۱

تَبَارَكَ ٱلَّذِى جَعَلَ فِى ٱلسَّمَآءِ بُرُوجًا وَجَعَلَ فِيهَا سِرَٰجًا وَقَمَرًا مُّنِيرًا ۶۱

I madhëruar është Ai i cili vendosi në qiell yje... - Allahu i Lartësuar e përmend tri herë fjalën tebareke në këtë sure, sepse kuptimi i saj tregon për madhështinë e Krijuesit dhe cilësitë e Tij të lavdëruara, si dhe për mirësitë e Tij të shumta. Në këtë sure ka argumente që tregojnë për shumë çështje: për pushtetin dhe sundimin e gjerë të Allahut, për dijen e Tij gjithëpërfshirëse dhe për faktin se dëshira e Tij është ajo që realizohet dhe askush nuk mund ta ndalë apo ta pengojë atë. Pushteti i Allahut është i paanë, ashtu sikurse dituria e Tij. Ai është Mbreti, që vendosi ligjet e Sheriatit dhe po Ai vendosi ligjet e shpërblimit dhe të ndëshkimit. Ai është Absolut në urtësinë e Tij. Në të ka argumente që tregojnë për mëshirën e Tij të gjerë dhe bujarinë e Tij të paanë. Mirësitë e Allahut janë të panumërta, qoftë mirësitë e kësaj bote qoftë mirësitë e besimit, të fesë dhe ahiretit. Kjo është arsyeja që Ai e ka përdorur disa herë fjalën tebarek, pra: u lavdëroftë, u madhëroftë dhe u shtofshin edhe më shumë të mirat dhe begatitë e Tij! Këtu thotë: "I madhërishëm është Ai që vendosi në qiell yje...". Buruxhquhen yjet në përgjithësi, ose pozicionet dhe rruga e diellit dhe hënës, të cilat kalojnë nga një pozicion në tjetrin, duke formuar një mur, ashtu si ato muret që ndërtohen rreth e rrotull kështjellave për t’i ruajtur. Kështu i ka bërë Zoti edhe yjet, me qëllim që të gjuajnë shejtanët në qiell.dhe vendosi në të Diell(që ndriçon dhe ngroh)-Vendosi një trup qiellor që lëshon dritë dhe nxehtësi, pra, diellin.e Hënë të shndritshme. -Munir d.m.th një trup që ndriçon, por nuk ka nxehtësi. Ky është nga argumentet tregues të madhështisë dhe të mirësive të shumta të Allahut. Vështro me kujdes dhe medito pak, se çfarë krijesash ka bërë Zoti, se si i ka vendosur në një sistem perfekt dhe si i rregullon çështjet në të. Pastaj shiko bukurinë e krijimit madhështor e të pashembullt të këtij sistemi preciz. Të gjitha këto tregojnë për madhështinë e Krijuesit në të gjitha emrat, cilësitë dhe atributet e Tij. Pastaj shiko në mirësitë e shumta dhe të domosdoshme që Allahu vendosi në këto krijime të Tij, për të kuptuar se sa të mëdha janë mirësitë që vijnë nga Ai.