An-Noor
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ أَعْمَـٰلُهُمْ كَسَرَابٍۭ بِقِيعَةٍ يَحْسَبُهُ ٱلظَّمْـَٔانُ مَآءً حَتَّىٰٓ إِذَا جَآءَهُۥ لَمْ يَجِدْهُ شَيْـًٔا وَوَجَدَ ٱللَّهَ عِندَهُۥ فَوَفَّىٰهُ حِسَابَهُۥ ۗ وَٱللَّهُ سَرِيعُ ٱلْحِسَابِ ۳۹
Këto janë dy shembuj që Zoti i sjell për të na treguar e përshkruar veprat e mohuesve dhe faktin se ato do të shkojnë kot dhe nuk do të kenë asnjë dobi për ata që i kanë bërë, madje do të jenë dëshpërim për ata. Ai thotë:Kurse ata që nuk besuan, - veprat e tyre janë si mirazhi në një rrafshinë të cilin i eturi e merr për ujë, derisa kur i afrohet e sheh se është asgjë. Por ai e ka Allahun(gjithnjë)pranë tij dhe Ai do t’ia bëjë të plotë llogarinë. -Ata refuzojnë të besojnë Zotin dhe i mohojnë të dërguarit e Tij. Veprat e kësaj kategorie njerëzish janë: "... si mirazhi në shkretëtirë ..." Ato janë si një vegim në një tokë të shkretë, ku nuk ka pemë e as bimësi "...të cilin i eturi e mendon se është ujë." Kështu e sheh ai që është tharë nga etja e madhe. Njeriu i zhuritur për ujë sheh vegime që askush tjetër nuk i sheh. Këtë ia shkakton etja e madhe. Por sigurisht këto janë thjesht haluçinacione, të cilat ai i përjeton për të përballuar dhe larguar në njëfarë mënyre etjen. Ai ecën drejt atij vegimi me shpresën e kotë se do të gjejë ujë, por: "...kur i afrohet e sheh se është asgjë..." Kështu, ai dëshpërohet jashtë mase dhe i shtohet edhe më shumë etja, për shkak të shpresës që sapo iu këput. Të tilla janë veprat e jobesimtarit. Ato janë si vegimet, të cilat ai - për shkak të injorancës dhe mangësisë së tij për të peshuar drejt çështjet, - i sheh si punë të dobishme. Atë e mashtrojnë hijeshia e rreme e atyre veprave dhe hamendësia e pabazuar në dituri e dritë nga Zoti. Ai mendon se ato do t’i sjellin ndonjë dobi dhe, në të njëjtën kohë, do t’i përmbushin dëshirat e tij pa fre. Në fakt ai ka një nevojë të madhe, madje të domosdoshme për to, ashtu si nevoja e të eturit për ujë. Ditën e Gjykimit, njeriut do t’i bëjnë dobi veçse veprat e tij. Atë ditë njeriu do të ketë nevojë më të madhe për veprat e tij sesa i eturi për ujë. Por atë ditë, kur ai të kërkojë ndonjë punë të mirë dhe sheh te veprat e veta, do t’i shikojë ato të bëra pluhur e hi. Nuk mbetet për të asgjë që do t’i sillte dobi. Jo vetëm kaq, por ai do të gjejë atje Allahun, që do t'i japë atë që meriton: "Por ai e ka Allahun (gjithnjë)pranë tij dhe Ai do t’ia bëjë të plotë llogarinë." Allahut nuk i fshihet asnjë vepër, as e vogël e as e madhe, e fshehur apo e shfaqur. Asnjë punë e madhe ose e vogël nuk do të lihet pa shpërblim ose ndëshkim, sipas meritës.Allahu është i shpejtë në bërjen e llogarisë(së robërve). -Të mos u duket e largët mohuesve ky kërcënim. Ai do të vijë patjetër. Këto lloj punësh Allahu i Madhëruar i ka krahasuar me vegimin në shkretëtirë, ku nuk ka as pemë e as bimësi. Si kjo tokë e shkretë janë edhe zemrat e tyre, se ato nuk kanë hajër dhe mirësi. Në to nuk kultivohen veprat e mira e të dobishme, se ato janë të shkretuara nga mohimi i Zotit dhe i profetëve.