پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · An-Noor
سورهٔ ۲۴

An-Noor

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۳۷

رِجَالٌ لَّا تُلْهِيهِمْ تِجَـٰرَةٌ وَلَا بَيْعٌ عَن ذِكْرِ ٱللَّهِ وَإِقَامِ ٱلصَّلَوٰةِ وَإِيتَآءِ ٱلزَّكَوٰةِ ۙ يَخَافُونَ يَوْمًا تَتَقَلَّبُ فِيهِ ٱلْقُلُوبُ وَٱلْأَبْصَـٰرُ ۳۷

Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend, për ta përmendur Allahun, për ta falur rregullisht namazin dhe për ta dhënë zekatin. -Në këto xhami i përkushtohen Zotit me adhurime e tesbih ata burra që nuk i mashtron dynjaja, që t’i japin përparësi asaj kundrejt Zotit. As stolitë e kënaqësitë e dynjasë, as shitblerja e pasuria nuk i bëjnë të shkujdesen nga adhurimi i Zotit. Në fakt, Allahu i Lartësuar thotë për këta se merren me tregti, por edhe pse merren me të tilla aktivitete njerëzore, kjo nuk i bën që të harrojnë adhurimin dhe përmendjen e Tij. Kështu, marrja me tregti e aktivitete të tjera nuk është e ndaluar, nëse ato nuk bëhen shkak për cenimin e detyrave të Zotit. Me gjithë angazhimet e tyre, ata e falin namazin e pëmendin shumë Allahun dhe e japin zekatin. Madje, bindja ndaj Allahut dhe adhurimi i Tij është qëllimi final dhe themelor i tyre. Çdo gjë që ndërhyn mes tyre dhe këtij qëllimi ata nuk ngurrojnë ta largojnë. Natyrisht që lënia e dynjasë dhe e atyre gjërave të saj aq të dashura për shpirtin, mund të jetë shumë e vështirë dhe, shpeshherë, dhënia përparësi hakut të Zotit mund të bjerë ndesh me këtë kënaqësi. Prandaj Allahu i Madhëruar na përmend një fakt që i ndihmon ata fatlumë që ta kenë të thjeshtë këtë përballje, që për të tjerët është e vështirë:Ata i frikësohen një Dite kur do të tronditen zemrat dhe sytë. -Kjo është ajo që ua lehtëson lënien e dynjasë e stolive të saj, kur ato bien ndesh me besimin dhe adhurimin e Zotit dhe të pengojnë prej tij. Ata i frikësohen asaj dite të tmerrshme. Ajo është dita kur do të tmerrohen zemrat dhe trupat do të dridhen nga frika. Duke kujtuar vazhdimisht atë ditë, atyre u bëhet e thjeshtë përgatitja për të. Kjo është një këshillë e vyer që Zoti u jep njerëzve për t’i bërë më të përkushtuar në adhurimin e Tij dhe për t’ua lehtësuar shkëputjen nga stolitë e kësaj dynjaje, nëse ato të largojnë nga diçka që është më e mirë, pra, nga adhurimi i Zotit e përgatitja për ditën e vështirë të llogarisë. Pas këtij kërcënimi vjen edhe inkurajimi e shpresa: