An-Noor
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
يَـٰٓأَيُّهَا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ لَا تَدْخُلُوا۟ بُيُوتًا غَيْرَ بُيُوتِكُمْ حَتَّىٰ تَسْتَأْنِسُوا۟ وَتُسَلِّمُوا۟ عَلَىٰٓ أَهْلِهَا ۚ ذَٰلِكُمْ خَيْرٌ لَّكُمْ لَعَلَّكُمْ تَذَكَّرُونَ ۲۷
O ju që keni besuar! Mos hyni në shtëpi të huaja pa kërkuar leje dhe pa u përshëndetur me njerëzit në to! -Allahu i Madhëruar i udhëzon besimtarët që të pajisen me këtë edukatë në marrëdhëniet e tyre të përditshme. Ai i porosit që kurrë të mos hyjnë në ndonjë shtëpi të huaj pa kërkuar në fillim leje. Hyrja pa leje sjell shumë të këqija. Një nga ato të këqija e shpjegon edhe Profeti (a.s.) kur thotë: “Është bërë detyrë kërkimi i lejes para hyrjes, për shkak të shikimit (në haram) e ruajtjes së tij." Nëse hyn pa t’u dhënë leje, mund të kapë syri pamje brenda shtëpisë që nuk duhet t'i shohësh. Shtëpia është vendi ku njeriu fshihet nga shikimet e njerëzve jashtë saj. Ajo i ngjan rrobës, që mbulon vendet e turpshme të njeriut. Gjithashtu, hyrja pa leje e ekspozon njeriun ndaj keqkuptimeve, akuzave dhe problemeve të ndryshme, si akuza për vjedhje etj. Madje, edhe hyrja vjedhurazi tregon në vetvete ligësi e keqdashje. Kështu, Allahu i ndalon besimtarët që të hyjnë në ndonjë shtëpi të huaj, pa kërkuar fillimisht leje dhe pa iu dhënë ajo leje. Madje, duke na mësuar se si të kërkojmë leje për të hyrë në një shtëpi të huaj, Allahu na porosit duke përdorur fjalën "hat-ta jeste’nisu", pra: mos hyni derisa të siguroheni mirë dhe të qetësoheni se ju është dhënë leje. Me kërkimin dhe dhënien e lejes janë të qetë dhe të sigurt si banorët e shtëpisë, ashtu edhe ai që hyn në të. Ndërsa pa leje ndodh e kundërta, domethënë, pasiguria e frika nga e keqja e ndërsjelltë. Pastaj Allahu i Lartësuar na urdhëron që t’i përshëndesim banorët e shtëpisë. Mënyra e selamit është ajo e treguar në hadithin e Profetit: “Es-selamu alejkum! A mund të hyj brenda?”Kjo është më e mira për ju, në mënyrë që të kujtoni(atë që ju sjell mirësi). -Marrja e lejes dhe përshëndetja është shumë më e mirë për ju, për shumë e shumë arsye dhe mirësi që përmban. Ndër të tjera, ajo është prej virtyteve të larta, të cilat i keni detyrë t’i përvetësoni. Nëse ju jepet leje, hyni, e nëse jo: