Al-Hajj
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَلِيَعْلَمَ ٱلَّذِينَ أُوتُوا۟ ٱلْعِلْمَ أَنَّهُ ٱلْحَقُّ مِن رَّبِّكَ فَيُؤْمِنُوا۟ بِهِۦ فَتُخْبِتَ لَهُۥ قُلُوبُهُمْ ۗ وَإِنَّ ٱللَّهَ لَهَادِ ٱلَّذِينَ ءَامَنُوٓا۟ إِلَىٰ صِرَٰطٍ مُّسْتَقِيمٍ ۵۴
Dhe ata, të cilëve u është dhënë dije, të mësojnë se ai(Kur’ani)është e vërteta e sigurt prej Zotit tënd... -Allahu i Madhëruar u ka dhuruar dituri të madhe, me të cilën mund të njohin dhe të dallojnë të vërtetën nga e kota, udhëzimin e drejtë nga devijimi. Ata dinë të dallojnë të vërtetën e pandryshueshme e të përjetshme, nga e kota e trilluar dhe e huaj për Shpalljen e Zotit. Ata i njohin ligjet e pandryshueshme nga ato ligje që Zoti i anulon duke sjellë argument për secilin prej tyre. Ata e dinë mirë se Allahu i Madhëruar është i Urtë dhe Ai përcakton dhe lejon të ndodhin disa lloje sprovash, që të nxjerrë haptas atë që fshihet brenda shpirtit të njeriut. Nëpërmjet këtyre sprovave, Ai nxjerr në pah sinqeritetin e besnikëve të së vërtetës dhe hipokrizinë e mashtruesve. Të zgjedhurit e Zotit, kur vërejnë këto shenja treguese të urtësisë së Zotit, u shtohet besimi, sidomos kur me argumente nga Zoti, ata largojnë nga zemra edhe ngatërresat e shejtanit.... dhe kështu të besojnë në të dhe zemrat e tyre të mund t'i nështrohen Atij. -Zemra e tyre mbushet me frikërespekt e përunjësi, prandaj ata nënshtrohen para ligjeve dhe shpalljes së Zotit, që tregojnë urtësinë e Tij. Por sigurisht, edhe kjo është pjesë e udhëzimit të plotë, që Zoti u ka dhuruar dhe ua ka mundësuar, prandaj Ai thotë:Allahu është Udhëzuesi i atyre që besojnë(në rrugën e drejtë). -Ai u fal udhëzim dhe dritë të plotë, për shkak të imanit të tyre. Ky është udhëzimi në rrugën e drejtë, të qartë dhe të gjerë të Zotit. Kjo rrugë mund të shihet veçse nëpërmjet diturisë së vërtetë e të saktë, si dhe adhurimit të Zotit me sinqeritet sipas asaj diturie. Allahu i Madhëruar ka për t’i forcuar ata që besojnë me fjalën e vërtetë dhe të sigurt të teuhidit si në jetën e këtushme, edhe në ahiret. Është vetëm Allahu Ai që e forcon njeriun dhe e kompleton atë me këtë besim e fjalë të vërtetë. Në këto ajete tregohet se edhe Profeti (a.s) ishte si vëllezërit e tij besimtarë. Të gjithë duhet t’i mbështeten Allahut, për çdo ngatërresë që hedh shejtani në leximin e Kur'anit. Kur Profeti (a.s) po lexonte suren Nexhm, në ajetet: “Betohem në yllin kur perëndon, se shoku juaj nuk ka humbur dhe nuk ka devijuar. Ai nuk flet sipas dëshirës, por ato janë veçse shpallje, që i vijnë atij….” deri në ajetin: “A i shihni Latin dhe Uzzanë? Dhe atë të tretin e të fundit, Menatin?” Pikërisht pas këtij ajeti, shejtani i mallkuar futi një ngatërresë, duke e bërë Profetin të thotë: "tilkel garanikul ula ue inne shefaatehunne le turxha" - “ato janë Garanikët e lartë, nga ndërmjetësimi i të cilëve shpresohet.”Kjo i solli një trishtim të madh Profetit (a.s) dhe, nga ana tjetër, u bë sprovë e madhe për një kategori njerëzish.Shejh Albani për hadithin në fjalë kagjykuar se është i dobët.