پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Anbiyaa
سورهٔ ۲۱

Al-Anbiyaa

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۸۷

وَذَا ٱلنُّونِ إِذ ذَّهَبَ مُغَـٰضِبًا فَظَنَّ أَن لَّن نَّقْدِرَ عَلَيْهِ فَنَادَىٰ فِى ٱلظُّلُمَـٰتِ أَن لَّآ إِلَـٰهَ إِلَّآ أَنتَ سُبْحَـٰنَكَ إِنِّى كُنتُ مِنَ ٱلظَّـٰلِمِينَ ۸۷

(Kujto)Edhe Dhen-nunin(Junusin)... -Ky ishte profeti Junus, djaloshi i peshkut. Përmende me nderim dhe respekt historinë e tij. Allahu i Madhëruar e dërgoi te populli i tij, por ata nuk e besuan, prandaj ai i kërcënoi se do t’i godiste dënimi në një kohë të caktuar. Kur dënimi filloi të zbriste dhe ata po e shihnin me sytë e tyre, ata nisën të qanin dhe të shprehnin pendimin tek Zoti i tyre. Allahu dëshiroi që t’ua largonte dhe t’i shpëtonte nga dënimi i Tij. Ky është i vetmi popull që Allahu ua largoi dënimin pasi ai nisi të zbriste. I Madhëruari thotë: “Përse nuk pati ndonjë vend, banorët e të cilit të besonin dhe t’u bënte dobi besimi i tyre, përveç popullit të Junusit? Kur ata besuan, Ne ua larguam dënimin poshtërues në jetën e kësaj bote dhe i lejuam të jetojnë deri në një afat të caktuar.” [Junus 98]. Gjithashtu: “Ne e dërguam atë te njëqind mijë (njerëz) e më shumë, dhe ata i besuan. Ne i lamë të jetojnë, deri në kohën e caktuar.” [Safat 147, 148]. Ky popull i madh e besoi Zotin pasi ishte ftuar nga Junusi, dhe kjo është një nga mirësitë dhe vlerat më të mëdha të këtij Profeti. Tregohet se, për një moment, Junusi u largua i zemëruar nga populli i tij, që nuk po e besonte. Ai mendoi se Allahu nuk do të caktonte për të ndonjë masë, për këtë veprim të nxituar. Kështu, ai hipi në anije, së bashku me njerëz të tjerë. Gjatë lundrimit, njerëzit u detyruan të zvogëlonin peshën e anijes dhe ranë dakord që ta hidhnin në short dhe, kujt t’i binte shorti, do të hidhej në det. Shorti i ra Junusit, prandaj ai u hodh në det, ku e gëlltiti një peshk i madh. Peshku me Junusin në bark u zhyt në thellësi të detit. Atëherë, Junusi filloi t’i lutej Zotit, duke thënë: “La ilahe il-la ente subhaneke in-ni kuntu minedh-dhalimin”. Nuk ka të adhuruar tjetër me meritë veç Teje. Ti je i Pastër nga çdo mangësi. Unë vërtet, kam qenë i pa drejtë." Me këto fjalë, ai dëshmoi njëshmërinë e Allahut në meritën e adhurimit dhe e dëlirësoi nga çdo mangësi e kotësi. Gjithashtu, Junusi pranonte që kishte gabuar dhe ishte nxituar. “Sikur ai të mos kishte qenë prej atyre që e përmendin shumë Zotin, ai do të mbetej në barkun e tij (peshkut) deri Ditën e Ringjalljes.” [Safat 143, 144]. “Ne iu përgjigjëm atij dhe e shpëtuam nga dëshpërimi.” Allahu e shpëtoi Junusin nga telashi ku kishte rënë. Pastaj i Madhëruari thotë: “Kështu i shpëtojmë Ne besimtarët.” Ky është një premtim dhe lajm i mirë për çdo besimtar që ka rënë në ngushti e dëshpërim, se Allahu ka për ta shpëtuar e lehtësuar për shkak të besimit të tij, ashtu siç bëri me Junusin (a.s).