پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Anbiyaa
سورهٔ ۲۱

Al-Anbiyaa

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۷۳

وَجَعَلْنَـٰهُمْ أَئِمَّةً يَهْدُونَ بِأَمْرِنَا وَأَوْحَيْنَآ إِلَيْهِمْ فِعْلَ ٱلْخَيْرَٰتِ وَإِقَامَ ٱلصَّلَوٰةِ وَإِيتَآءَ ٱلزَّكَوٰةِ ۖ وَكَانُوا۟ لَنَا عَـٰبِدِينَ ۷۳

Ne i bëmë ata shembuj të mirë, që udhëzonin sipas urdhrit Tonë. -Ata u bënë udhëheqës, që, me urdhrin e Zotit, u treguan njerëzve udhën e drejtë. Kjo është mirësia më e madhe që Zoti i jep një njeriu: ta bëjë atë udhëheqës, nëpërmjet të cilit, udhëtarët drejt Zotit të gjejnë rrugën e duhur. Allahu i Madhëruar ua dha këtë mirësi atyre, pasi ata ishin të durueshëm dhe, njëkohësisht, ishin të bindur plotësisht në shpalljen dhe diturinë e madhe që Zoti u dhuroi. Allahu i Lartësuar thotë që: “udhëzonin sipas urdhrit Tonë.” Pra, ata i udhëzonin njerëzit në fenë dhe besimin që Zoti shpalli, jo sipas mendjes së tyre. Ata ftonin veçse në fenë e Zotit, pa shtuar ose hequr asgjë prej saj. Ata ftonin veçse në ato vepra dhe adhurime që Zoti i pëlqen dhe të cilat i ka shtjelluar në shpalljet e Tij. Njeriu kurrë nuk mund të bëhet udhëheqës i drejtë, derisa të udhëheqë në fenë e Zotit dhe sipas fesë së Zotit.Ne i orientuam në vepra të mira, në faljen e namazit dhe në dhënien e zekatit. Ata ishin adhurues të sinqertë. - Ata i përkryejnë adhurimet dhe veprat e mira që e kënaqin Allahun, madje i ftojnë edhe njerëzit e tjerë për këtë gjë. Këtu përfshihen të gjitha llojet e mirësive, qofshin adhurime që kanë lidhje me të drejtën e Zotit, qoftë bamirësi apo detyrime që kanë lidhje me krijesat. Megjithatë, duke treguar rëndësinë e madhe të disa adhurimeve të caktuara, Allahu i thekson në mënyrë të veçantë ato, duke shtuar: “...në faljen e namazit dhe në dhënien e zekatit...”. Ai njeri që i përkryen këto dy adhurime ashtu siç është urdhëruar, konsiderohet si një nga ata që përpiqen për lartësimin e fesë. Ndërsa ata që dështojnë në këto dy adhurime, në çështjet e tjera të fesë janë akoma më të humbur. Namazi është adhurimi më i mirë në drejtim të plotësimit të hakut të Zotit, ndërsa zekati është adhurimi më i mirë në drejtim të plotësimit të hakut dhe bamirësisë ndaj krijesave. Pastaj Zoti i Lartësuar i përshkruan si: “adhurues të sinqertë”. Ata ishin të sinqertë dhe të pastër, sepse adhuronin vetëm Allahun si Një e të vetëm. Ata ishin të vazhdueshëm në adhurimet me zemrën, gjuhën dhe trupin e tyre në të shumtën e kohës. Adhurimi i Allahut me teuhid, për hir të së cilit Ai i krijoi, por edhe i urdhëroi, ishte atributi kryesor i tyre.