پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Anbiyaa
سورهٔ ۲۱

Al-Anbiyaa

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۴۸

وَلَقَدْ ءَاتَيْنَا مُوسَىٰ وَهَـٰرُونَ ٱلْفُرْقَانَ وَضِيَآءً وَذِكْرًا لِّلْمُتَّقِينَ ۴۸

Ne u patëm dhënë Musait dhe Harunit Furkanin(Teuratin), që ishte dritë e këshillë për të devotshmit,... -Allahu i Madhëruar i përmend shpesh së bashku këta dy libra madhështorë, që ka shpallur. Nuk ka parë bota libra më të mirë se këta të dy. Në ta kishte dhe ka mësime të shumta për njerëzit. Ata ishin dhe janë libra të begatë për robërit. Ata ishin dhe janë udhëzues të qartë për ata që kanë kërkuar e kërkojnë rrugën e drejtë. Këta libra janë Teurati dhe Kur'ani. Kështu, Allahu i dhuroi Musait, por edhe Harunit, Teuratin, të cilin e quajti Dallues (Furkan), pra, dalluesin e të vërtetës nga e kota, dalluesin e qartë të udhëzimit nga humbja. Ky Libër madhështor ishte ndriçues, nëpërmjet të cilit gjenin udhën ata që e kërkonin atë dhe ndriçoheshin udhëtarët drejt kënaqësisë së Allahut. Nëpërmjet tij njiheshin ligjet e Zotit dhe bëheshin të qartë hallalli nga harami. Ai ishte dritë që largonte errësirën e injorancës dhe të shpikjeve devijuese në fenë e Zotit. Zoti e përshkruan Teuratin edhe si “këshillë për të devotshmit” Përmes leximit të tij, ata kujtonin se çfarë ishte e mirë për ta dhe nga se duhet të ruheshin. Kështu, ata arrinin të kuptonin të mirën dhe të keqen, duke i dalluar qartë nga njëra tjetra. Allahu i Madhëruar ka veçuar këtu një kategori të caktuar njerëzish, duke thënë se ishin pikërisht ata dhe vetëm ata që përfitonin nga drita e këtij libri: ata ishin të devotshmit. Vetëm ata përfitonin duke marrë dituri të pastër dhe të sigurt nga njëra anë dhe, nga ana tjetër, duke e adhuruar Zotin ashtu siç kishte porositur dhe urdhëruar Ai. Duke përmendur cilësitë e të devotshmëve, i Madhëruari thotë: