Al-Anbiyaa
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
أَوَلَمْ يَرَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوٓا۟ أَنَّ ٱلسَّمَـٰوَٰتِ وَٱلْأَرْضَ كَانَتَا رَتْقًا فَفَتَقْنَـٰهُمَا ۖ وَجَعَلْنَا مِنَ ٱلْمَآءِ كُلَّ شَىْءٍ حَىٍّ ۖ أَفَلَا يُؤْمِنُونَ ۳۰
A nuk e dinë jobesimtarët se qiejt e Toka ishin bashkë(si një e tërë), pastaj Ne i ndamë dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo gjallese? -Allahu i Madhëruar i fton ata që e mohojnë me forcë, që t’i nënshtrohen për të adhuruar vetëm Atë me sinqeritet dhe që të meditojnë mbi faktet e shumta që Ai ka vendosur në qiej dhe në tokë. I gjithë ky krijim tregon qartë, për ata që kanë sy të shohin, se Allahu është Zoti i Lavdëruar, i Adhuruari i Vetëm. Allahu i Madhëruar u ka mundësuar njerëzve që ta shohin qiellin, i cili është si një i tërë e i mbyllur, në të cilin nuk ka asnjë re dhe nga i cili nuk duket se do të dalë shi. Edhe tokën e ka përshkruar si “ratkan”, që do të thotë se ajo është e vdekur, e thatë, e shkretë dhe nuk duket se do të dalë bimësi prej saj. Pastaj - thotë Ai - qiellin e mbush me shi, ndërsa tokën e çan me bimësi. A nuk është Allahu Ai që nxjerr re në qiell kur ai është i kthjellët e krejt i pastër? A nuk është Zoti Ai që lëshon aq shumë shi, ku ndoshta pak më parë nuk shihej asgjë në qiell, madje ai dukej si diçka e mbyllur e vulosur, nga i cili nuk mund të dilte asgjë?! Allahu e lëshon shiun në një tokë të vdekur e të thatë, anët e së cilës janë pluhurosur dhe ku uji është zhdukur e tharë me kohë. Kur shiu bie mbi të, toka hapet dhe gjallërohet me bimësi. Ajo mbushet me lloj-lloj bimësh në çift. A nuk tregojnë të gjitha këto se Allahu është i Vërteti dhe se çdo gjë tjetër që njerëzit adhurojnë, është e kotë? A nuk tregon kjo se Allahu i Madhëruar do t’i ringjallë të vdekurit dhe se Ai është i Gjithëmëshirshëm e Mëshirëplotë? Prandaj Ai fton te besimi i vërtetë kur thotë:Atëherë a nuk do të besojnë? -Nuk po kthejnë rrugë dhe të besojnë me një iman të saktë, të sigurt dhe të pastër nga shirku?