پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Taa-Haa
سورهٔ ۲۰

Taa-Haa

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۱۳۲

وَأْمُرْ أَهْلَكَ بِٱلصَّلَوٰةِ وَٱصْطَبِرْ عَلَيْهَا ۖ لَا نَسْـَٔلُكَ رِزْقًا ۖ نَّحْنُ نَرْزُقُكَ ۗ وَٱلْعَـٰقِبَةُ لِلتَّقْوَىٰ ۱۳۲

Urdhëroje familjen tënde që të falë namaz,... - Nxite familjen tënde për të falur sa më shumë namaz, jo vetëm farzin, por edhe namaze vullnetare. Urdhri për një vepër konsiderohet si urdhër edhe për gjithçka që e plotëson atë vepër, si p.sh. mësimi i rregullave të namazit, çfarë e përkryen namazin, çfarë e prish atë etj.... dhe ji i qendrueshëm në këtë! -Bëhu i duruar dhe këmbëngulës në çështjen e namazit, për ta përsosur atë me të gjitha shtyllat, themelet, bazat, detyrat, synetet, si dhe me edukatën dhe frikërespektin që nevojitet për të. Sigurisht që kjo është e rëndë për njeriun, prandaj duhet ta ushtrosh veten, ta nënshtrosh atë e të përpiqesh shumë. Duhet të tregosh durim për plotësimin dhe përsosjen e namazit. Nëse njeriu e fal namazin në formën e urdhëruar, kjo do ta bëjë që, edhe në çështjet e tjera të fesë, të jetë i kujdesshëm dhe i ruajtur. Nga ana tjetër, nëse ai shkujdeset në çështjen e namazit, për të tjerat do të jetë edhe më i shkujdesur. Pastaj Allahu i Madhëruar i tregon Profetit të Tij se e ka siguruar çështjen e rrizkut të tij. Çështja e furnizimit nuk duhet të të largojë nga çështjet e fesë. Ai thotë:Ne nuk kërkojmë prej teje ndonjë furnizim(as për ty, as për familjen tënde). Ne të furnizojmë ty(dhe ata). -Rrizku yt është në dorën Tonë dhe është i siguruar, ashtu siç kemi siguruar rrizkun e të gjitha krijesave. Kur Allahu furnizon të gjithë krijesat, atëherë si do të lërë atë që merret me çështjet e fesë dhe me lavdërimin e Tij?! Rrizku i Zotit është i garantuar për të gjithë, për të devotshmit dhe për të tjerët, prandaj njeriu duhet të angazhohet me gjërat që i japin lumturinë e përjetshme:Përfundimi i mirë vjen nga devotshmëria. - Përfundimi i mirë në të dyja jetët është për devotshmërinë, e cila është kryerja e urdhëresave dhe lënia e ndalesave të Zotit. Kush bën këtë, ka përfundim të mirë, siç ka thënë i Madhëruari. “Përfundimi i lumtur u takon të devotshmëve.” [Araf 128].