Al-Baqara
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
فَأَزَلَّهُمَا ٱلشَّيْطَـٰنُ عَنْهَا فَأَخْرَجَهُمَا مِمَّا كَانَا فِيهِ ۖ وَقُلْنَا ٱهْبِطُوا۟ بَعْضُكُمْ لِبَعْضٍ عَدُوٌّ ۖ وَلَكُمْ فِى ٱلْأَرْضِ مُسْتَقَرٌّ وَمَتَـٰعٌ إِلَىٰ حِينٍ ۳۶
Shejtani i tundoi ata nëpërmjet saj(pemës)-Pra, i tronditi nga bazat dhe qëndrueshmëria e tyre për të mos thyer urdhrat. Këtë e arriti duke ua zbukuruar të ndaluarën, duke iu betuar atyre dhe duke u shtirur si këshilltar i mirë, që u donte të mirën. E kështu, ata u mashtruan dhe iu bindën atij.…dhe i nxori nga ajo(e mirë)ku patën qenë. -Në këtë mënyrë, ai i nxori ata nga mesi i atyre mirësive dhe kënaqësive që po shijonin, për t’u hedhur në botën e lodhjes, të mundimit dhe të përpjekjeve. Allahu i Lartësuar i kallëzon për marrëdhëniet që do të kenë mes njëri-tjetrit, njerëzit dhe xhindët, kur thotë:Ne u thamë: “Zbritni (dilni prej Xhenetit)! Ju jeni armiq të njëri-tjetrit!” -Pasardhësit e Ademit (a.s.) do të jenë armiq të Iblisit dhe të pasardhësve të tij. Dihet shumë mirë se armiku përpiqet me të gjitha mënyrat që ta godasë kundërshtarin e tij me çdo të keqe të mundshme, si edhe t’ia ndalojë e ndërpresë të mirat atij me çdo mjet dhe me çdo rrugë që ekziston. Ky është një paralajmërim, për t’u ruajtur prej Shejtanit. Allahu i Lartësuar thotë: “Shejtani është armiku juaj dhe si të tillë konsiderojeni. Ai e thërret grupin (pasuesit) e vet për t'u bërë banorë të Zjarrit.” Ndërsa në suren Kehf, ajeti 50, thotë: “Vallë, a në vend Tim, do ta konsideroni si mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërkohë që ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar dhe i padrejtë është ky (i mohuesve)!” Pastaj Allahu i Lartësuar tregon destinacionin e zbritjes:“Në tokë ju do të keni vendbanim e strehim, dhe atje do të gjeni furnizim, deri në një afat(të caktuar)” -Kuptimi: Për ju toka do të jetë vend qëndrimi dhe vend jetese, deri në një afat (të caktuar). Në të do të kaloni vitet e jetës suaj, për të shkuar pastaj në vendin për të cilën u krijuat dhe i cili u krijua për ju. Jeta juaj në tokë do të jetë e përkohshme, prandaj nuk meriton të quhet ‘vendprehjeje’, me plot kuptimin e fjalës. Kjo tokë është veçse një stacion, ku ne furnizohemi, për të shkuar në destinacionin përfundimtar (Xhenet). Ajo nuk është një vendqëndrim, ku ne mund të gjejmë prehjen dhe qetësinë e plotë (të përjetshme).