Al-Baqara
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَلِلَّهِ ٱلْمَشْرِقُ وَٱلْمَغْرِبُ ۚ فَأَيْنَمَا تُوَلُّوا۟ فَثَمَّ وَجْهُ ٱللَّهِ ۚ إِنَّ ٱللَّهَ وَٰسِعٌ عَلِيمٌ ۱۱۵
Të Allahut janë Lindja dhe Perëndimi -Allahu i Lartësuar ka përmendur në mënyrë të veçantë këto dy kahe, sepse ato paraqesin shenja madhështore. Në to ndodh lindja e diellit dhe perëndimi i tij. Duke qenë Zotërues i këtyre dy drejtimeve të rëndësishme, atëherë Ai është edhe Zotërues i drejtimeve të tjera të horizontit.…ngado që të ktheheni është Fytyra e Allahut. -Kuptimi: Nëse ju ktheheni në një drejtim të caktuar, duke zbatuar me përpikmëri urdhrin e Allahut, do ta gjeni Allahun e Lartësuar në atë drejtim. Pra, ngado që të drejtoheni, andej është drejtimi i duhur, nëse këtë e keni bërë me fakte prej Allahut të Lartësuar. Kështu, nëse ju drejtoheshit fillimisht drejt Kudsit kur faleshit, dhe tanimë drejtoheni drejt Qabes, ky është drejtimi i duhur dhe i saktë, sepse këtë e bëtë të mbështetur në fakte nga Zoti juaj. Nëse ju faleni mbi një objekt lëvizës, ku nuk mund të mbani një drejtim të caktuar, atëherë çdo drejtim ku ktheheni është i saktë dhe i pranuar nga Allahu i Lartësuar, sepse Ai e ka ligjëruar dhe e ka lejuar një gjë të tillë. Nëse nuk e dini drejtimin e Kibles dhe faleni në një drejtim të caktuar, pasi jeni përpjekur fillimisht me çdo mënyrë të mundshme për të gjetur drejtimin e duhur, ai drejtim është i saktë dhe i pranuar tek Allahu i Lartësuar. Edhe nëse më pas zbuloni se ai nuk ishte drejtimi i Kiblës, përsëri namazi i falur mbetet i saktë, sepse Allahu i Lartësuar nuk ka ngarkuar asnjë përtej mundësive. Po të njëjtin gjykim ka edhe ai që falet duke qenë i lidhur në një mënyrë të tillë, që nuk ka mundësi të drejtohet nga Kibla, apo ai që është i sëmurë e prandaj s'mund të kthehet andej: drejtimi i tyre, në të dyja rastet, është i saktë dhe i pranueshëm nga Allahu i Lartësuar. Shkurtimisht, të gjitha drejtimet të cilat i ka lejuar dhe i ka urdhëruar i Madhëruari, janë të sakta dhe të pranuara nga Ai. Kjo pjesë e ajetit dëshmon, gjithashtu, se Allahu i Lartësuar ka Fytyrë, sepse fjala ‘uexhh’ domethënë ‘fytyrë’. Ky atribut i Tij pohohet dhe pranohet për Të, ashtu sikurse i shkon madhështisë së Tij. Fytyra e Tij nuk i përngjan asgjëje, sepse çdo gjë tjetër është krijesë, dhe mes Krijuesit e krijesës nuk ka asnjë mundësi përngjasimi.Vërtet, Allahu është i Madhërishëm dhe i Gjithëditur. -Kuptimi: Mirësitë e Allahut janë të gjera dhe cilësitë e Tij janë madhështore, pikërisht sepse dija dhe bamirësia e Tij janë të gjera. Ai ua ka lehtësuar çështjet njerëzve dhe i toleron ata në shumë mangësi që kanë, duke ua pranuar veprat e tyre të mangëta dhe duke i shpërblyer për to. Ai është i Lavdëruari pafundësisht dhe vetëm Atij i takon mirënjohja e plotë.