Al-Baqara
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
بَلَىٰ مَنْ أَسْلَمَ وَجْهَهُۥ لِلَّهِ وَهُوَ مُحْسِنٌ فَلَهُۥٓ أَجْرُهُۥ عِندَ رَبِّهِۦ وَلَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ ۱۱۲
Përkundrazi, ai që i është dorëzuar Allahut dhe është bamirës… -Pra, çështja nuk qëndron sikurse ëndërroni ju. Dëshirat dhe pretendimet tuaja nuk hyjnë aspak në punë, nëse nuk ia përkushtoni të gjitha veprat dhe adhurimet tuaja Allahut të Lartësuar, duke e drejtuar zemrën veçse tek Ai, dhe, përveç kësaj, duke qenë bamirës (muhsin). Pra, sinqeriteti i zemrës duhet të shoqërohet me një adhurim të saktë, që të bëhesh muhsin. Fjala “muhsin” vjen nga “ahsene juhsinu”, domethënë: “e rregulloi, e kreu mirë”, ndërsa shprehja: “ahsenehû etķanehû” do të thotë: “e kreu në formën më të mirë”. Kësisoj, “ue hue muĥsin” domethënë: “ai që e kryen adhurimin ndaj Allahut në formën më të shkëlqyer”. Asnjë adhurim nuk quhet i pranueshëm nga Allahu, nëse nuk kryhet sipas rregullit dhe mënyrës që Ai e ka dëshiruar dhe e ka sqaruar në Sheriatin që ia shpalli Muhamedit (a.s.). Vetëm ai njeri që e kryen këtë lloj adhurimi mund të quhet muhsinose bamirës. Mësojeni se vetëm ata që plotësojnë dy kushtet e mëposhtme do të jenë banues të Xhenetit:1. Kanë sinqeritet në adhurim (duke e bërë atë vetëm për Allahun).2. E kryejnë adhurimin sipas Sheriatit të përcaktuar nga Allahu i Lartësuar. Pra, vetëm për këta është premtimi i pakthyeshëm nga Allahu i Lartësuar, i Cili thotë:…e ka shpërblimin e vet te Zoti i tij. Për ata nuk ka frikë, as nuk kanë pse të brengosen. -Ata do të trashëgojnë përjetësisht shpërblimet e përgatitura prej Allahut, Zotit të tyre, në Xhenetet e mrekullueshme. Ata do t’i përjetojnë të dyja llojet e lumturisë: lumturinë që sjell shpëtimi nga zjarri i Xhehenemit dhe nga dëshpërimi i përjetshëm, si dhe lumturinë që sjell arritja e paqes dhe e sigurisë në Xhenetin e kënaqësisë së përjetshme.