پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Maryam
سورهٔ ۱۹

Maryam

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۵

وَإِنِّى خِفْتُ ٱلْمَوَٰلِىَ مِن وَرَآءِى وَكَانَتِ ٱمْرَأَتِى عَاقِرًا فَهَبْ لِى مِن لَّدُنكَ وَلِيًّا ۵

Unë kam frikë për popullin tim (se do të mbeten pa udhëheqës)pas meje dhe gruaja ime është beronjë. -Unë shqetësohem, o Zot, se kush do ta marrë në dorë çështjen e bijve të Izraelit pas vdekjes sime. Kam frikë se ata nuk do t’i shërbejnë fesë ashtu si duhet. Kush do të duhet t’i ftojë njerëzit që të të adhurojnë Ty dhe të nënshtrohen për të jetuar sipas ligjit Tënd. Me sa duket, Zekeria nuk kishte parë ndër bijtë e Izraelit ndonjë që të meritonte të ishte udhëheqës i popullit në besimin dhe fenë e drejtë. Kjo tregonte dhembsurinë, mëshirën dhe kujdesin e Zekerias për popullin e tij. Kërkesa e tij për djalë nuk ishte si e çdo njeriu për pasardhës, pra vetëm që të mbante emrin e tij ose për ndonjë çështje të kësaj bote. Qëllimi i tij ishte dobia fetare dhe frika e devijimit të popullit, sepse nuk do të mbetej askush që të vazhdonte misionin e tij. Shtëpia e Zekerias ishte e njohur për besimin e pastër dhe adhurimet e shumta. Ajo ishte vatër e profetësisë dhe prej saj kishte veçse mirësi. Kjo qe një arsye që Zekeria e luti Allahun t’i dhuronte një djalë, që ai të ishte i denjë për rregullimin e fesë dhe udhëheqjen e popullit. Por, nga ana tjetër, ai u ankua se e shoqja nuk mund të lindte fëmijë, ndërsa ai vetë ishte shumë plak, saqë vështirë se mund të pritej fëmijë prej tij. Megjithatë, Zekeria u lut dhe tha: