Al-Kahf
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَـٰٓئِكَةِ ٱسْجُدُوا۟ لِـَٔادَمَ فَسَجَدُوٓا۟ إِلَّآ إِبْلِيسَ كَانَ مِنَ ٱلْجِنِّ فَفَسَقَ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِۦٓ ۗ أَفَتَتَّخِذُونَهُۥ وَذُرِّيَّتَهُۥٓ أَوْلِيَآءَ مِن دُونِى وَهُمْ لَكُمْ عَدُوٌّۢ ۚ بِئْسَ لِلظَّـٰلِمِينَ بَدَلًا ۵۰
Kur u thamë melekëve: “Bëni sexhde për Ademin!”, ata ranë në sexhde, përveç Iblisit... -Allahu i Madhëruar na tregon rreth Iblisit dhe armiqësisë së tij kundër Ademit dhe pasardhësve të Tij. Allahu i urdhëroi melekët e Tij që të binin në sexhde para Ademit, në formë përshëndetjeje, nderimi e respekti për Ademin, për gradën që gëzonte tek Allahu. Ata të gjithë ranë në sexhde, si bindje ndaj urdhrit të Zotit, përveç Iblisit.Ai qe një nga xhindet dhe nuk e respektoi Urdhrin e Zotit të vet. -Iblisi i tha Allahut: “Si mundet që unë t’i bie në sexhde atij që Ti e krijove nga balta?! Unë jam më i mirë se ai.”. Duke dëgjuar këtë, ne e kuptojmë më mirë armiqësinë e tij të betuar kundër Zotit, kundër babait të njerëzimit, Ademit (a.s.), dhe kundër të gjithëve ne. Atëherë, si është e mundur që disa njerëz e bëjnë mik shejtanin dhe ndjekësit e tij?! Allahu i Madhëruar thotë:Vallë, a në vend Tim, do ta konsideroni si mik atë dhe pasardhesit e tij, ndërsa ata janë armiqtë tuaj?! Sa këmbim i shëmtuar dhe i padrejtë është ky! -Shumë e keqe është kjo zgjedhje që bëjnë ata. Ata zgjedhin shejtanin si mikun dhe mbështetësin e tyre, duke ia besuar çështjet e tyre dhe duke iu nënshtruar urdhrave të tij. Ai i mallkuar urdhëron veçse për poshtërsi dhe ligësi. Ata nuk kanë dashuri për Rrahmanin dhe nuk ia besojnë Atij çështjet e tyre. A nuk e dinë ata të mjerë se e gjithë lumturia e suksesi janë të lidhura ngushtë me mbështetjen e plotë te Zoti dhe me përzgjedhjen e Tij si Mbrojtës dhe të Dashur? Ai që synon lumturinë në të dyja botët e ndërton jetën vetëm sipas urdhrave të Tij. Në këtë ajet është një urdhër i qartë për ta konsideruar shejtanin si armik, duke përmendur edhe shkakun për një urdhër të tillë. Allahu i Madhëruar na tregon se shejtanin e quajnë si mik veçse keqbërësit e zhytur në padrejtësi dhe poshtërsi. E ku ka padrejtësi më të madhe sesa ta konsiderosh si mik pikërisht atë që është armiku yt i përbetuar dhe, nga ana tjetër, të shpërfillësh kujdesin dhe mbrojtjen e Zotit, që është më i miri Mbrojtës, i Lavdëruar e Mëshirëplotë?! I Lartësuari thotë: “Allahu është Mbrojtësi (i dashur) i atyre që besojnë dhe i nxjerr ata prej errësirave në dritë. Për ata që nuk besojnë kujdestarë janë shejtanët, të cilët i nxjerrin ata prej drite për t'i futur në errësira. Këta janë banorë të Zjarrit, ku do të qëndrojnë përjetësisht.” [Bekare 257]. “Një pjesë Ai e udhëzoi në rrugë të drejtë, ndërsa pjesa tjetër e meritoi të jetë e humbur. Në të vërtetë, ata kanë zgjedhur për miq shejtanët në vend të Allahut dhe mendojnë se janë të udhëzuar në rrugë të drejtë.” [Araf 30].