Al-Kahf
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
أُو۟لَـٰٓئِكَ ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ بِـَٔايَـٰتِ رَبِّهِمْ وَلِقَآئِهِۦ فَحَبِطَتْ أَعْمَـٰلُهُمْ فَلَا نُقِيمُ لَهُمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ وَزْنًا ۱۰۵
Janë ata të cilët nuk i besojnë argumentet e Zotit të tyre e as takimin me Të... -Ata i mohojnë me forcë ajetet e Kur’anit dhe argumentet që i shohin me sytë e tyre në krijimin e Zotit, të cilat tregojnë se është detyrë besimi në Zotin dhe Profetin e Tij. Shenjat e Zotit janë argument që njeriu të besojë të gjitha bazat e imanit: të besojë Allahun, melekët, profetët, shpalljet, Ditën e Gjykimit dhe caktimin e të mirës dhe të keqes prej Tij. Për ata që i mohojnë këto themele të besimit dhe i shpërfillin argumentet treguese për to, Allahu thotë:...prandaj veprat e tyre asgjësohen dhe në Ditën e Gjykimit nuk do t’u japim asnjë peshë atyre. -Për shkak se mohojnë, asgjësohen veprat e tyre dhe Ditën e Kijametit nuk kemi për t’u dhënë asnjë peshë atyre. Vlera e punëve atë ditë matet në peshore. Atje do të shihet se cilat vepra peshojnë më tepër. Por këta të mjerë nuk kanë të mira, sepse u mungon kushti kryesor i tyre, imani i vërtetë dhe i saktë, sikurse thotë Allahu: “Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë cenimi (në shpërblim).” Pra, veprat e tyre do të llogariten të gjitha, pa përjashtim, dhe ata vetë do të thirren të pohojnë veprat e tyre. Kështu, mohuesit do të poshtërohen para gjithë krijesave dhe do të ndëshkohen për to.