Al-Israa
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَٱسْتَفْزِزْ مَنِ ٱسْتَطَعْتَ مِنْهُم بِصَوْتِكَ وَأَجْلِبْ عَلَيْهِم بِخَيْلِكَ وَرَجِلِكَ وَشَارِكْهُمْ فِى ٱلْأَمْوَٰلِ وَٱلْأَوْلَـٰدِ وَعِدْهُمْ ۚ وَمَا يَعِدُهُمُ ٱلشَّيْطَـٰنُ إِلَّا غُرُورًا ۶۴
Mashtroje me zërin tënd kë të mundesh prej tyre... - Këtu bëhet fjalë për çdo zë që i fton krijesat për poshtërsi dhe mosbindje ndaj Zotit.... dhe mblidhe gjithë kalorësinë e këmbësorinë tënde kundër tyre! -Këtu përfshihet çdokush që nxiton drejt poshtërsive, qoftë hipur, qoftë në këmbë. Këta konsiderohen prej këmbësorisë së Shejtanit të mallkuar. Qëllimi këtu është për të treguar se Allahu i Madhëruar i ka sprovuar njerëzit me këtë armik të hapur dhe të përbetuar, i cili i fton dhe tundon për poshtërsi e mosbindje, me fjalët dhe me veprat e tij.Merr pjesën tënde në pasurinë dhe në fëmijët e tyre dhe mbushi me premtimet e tua! - Nëse do të njohësh se si i Mallkuari përfshihet te pasuria dhe fëmijët e njerëzve, atëherë shiko të gjitha llojet e gjynaheve që kanë lidhje me pasurinë e fëmijët. E tillë është mosdhënia e zekatit apo mosplotësimi i kompensimeve dhe detyrimeve pasurore. Po kështu është mosedukimi i fëmijëve me sjelljen e mirë, mosbrymosja e tyre me dashurinë për të mirën dhe urrejtjen për të keqen. E tillë është marrja ose fitimi i pasurisë në mënyrë të paligjshme, madje ose harxhimi i saj në harame. Shumë mufesirinë kanë përmendur si shembull të pjesëmarrjes së shejtanit në pasuri e fëmijë edhe mosthënien ‘Bismilah’para ushqimit, pijes e marrëdhënieve intime. Nëse njeriu nuk e përmend Zotin në këto raste, shejtani i mallkuar merr pjesë në kryerjen e tyre. Diçka e tillë është përmendur në hadithe. Në ajet përmenden edhe “premtimet e shejtanit”. Këtu bëhet fjalë për premtimet e zbukuruara, që janë thjesht mashtrime.Por shejtani nuk u premton gjë tjetër, përveç mashtrimit. -Ai ju premton veçse kotësira dhe iluzione. I mallkuari jua zbukuron poshtërsitë dhe besimet e kota e të devijuara. Ai ju premton shpërblime dhe ju bën të besoni se jeni në udhë të mbarë. I Madhëruari thotë: “Shejtani ju frikëson me varfëri dhe ju urdhëron për të këqija, ndërsa Allahu ju garanton falje e begati. Allahu është Bujar i madh e i Gjithëditur.” [Bekare 268]