پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Al-Israa
سورهٔ ۱۷

Al-Israa

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیه‌های ۵۰–۵۱

قُلْ كُونُوا۟ حِجَارَةً أَوْ حَدِيدًا ۵۰ أَوْ خَلْقًا مِّمَّا يَكْبُرُ فِى صُدُورِكُمْ ۚ فَسَيَقُولُونَ مَن يُعِيدُنَا ۖ قُلِ ٱلَّذِى فَطَرَكُمْ أَوَّلَ مَرَّةٍ ۚ فَسَيُنْغِضُونَ إِلَيْكَ رُءُوسَهُمْ وَيَقُولُونَ مَتَىٰ هُوَ ۖ قُلْ عَسَىٰٓ أَن يَكُونَ قَرِيبًا ۵۱

Thuaju: “Po. Edhe sikur të ishit gurë a hekur, ose ndonjë krijesë që ju duket e madhe(ju do të ringjalleni).” –Mendojeni veten si të dëshironi, prej çfarëdo gjëje që pandehni se nuk mund ta prekë fuqia e Zotit! Në çfarëdo gjëje të shndërroheni dhe çfarëdo gjendjeje të jeni, ju kurrë nuk keni për t’i shpëtuar kontrollit të Zotit. Madje, ju të mjerë nuk keni në dorë asnjë çështje, as në këtë botë e as në ahiret. Atëherë dëshmoni se pushteti dhe përkujdesja për çdo çështje është vetëm në dorën e Allahut, që është i plotpushtetshëm për gjithçka dhe ka përfshirë në diturinë e pushtetin e Tij gjithçka! Kur ti u sjell argumentet për vërtetësinë e ringjalljes, ata pyesin e thonë:“Kush do të na rikthejë (në jetë)?” Thuaj: “Ai që ju krijoi për të parën herë.” - Thuaju atyre se Ai që ju krijoi nga hiçi, pa asnjë shembull të mëparshëm dhe kur nuk ekzistonit fare, Ai ka për t’ju rikthyer me një krijim të ri. Ai thotë: “Atë Ditë, Ne e palosim qiellin, siç palosen fletët e një libri. Ashtu siç e filluam krijimin, ashtu e rikthejmë atë. Ky është premtimi Ynë dhe Ne do ta përmbushim atë.” [Enbija 104]. Por duke shprehur habinë dhe mosbesimin për atë që u thua rreth ringjalljes, ata thonë:Por ata do të tundin kokën e do të thonë: “Kur do të ndodhë ajo(Ringjallja)?” -Kur do të ndodhë kjo ringjallje, që pretendon? Sigurisht, kjo është një shprehje e mendjelehtësisë së tyre, dhe jo një tregues se ata e pranojnë që ringjallja do të ndodhë. Ata e shtrojnë këtë pyetje nga pamundësia për ta mohuar të vërtetën, që është e thjeshtë për t’u kuptuar.Thuaj: “Ndoshta është afër.” - Nuk ka ndonjë rëndësi në përcaktimin ose jo të kohës se kur do të ndodhë ajo. Ajo që është e rëndësishsme, është besimi se ringjallja do të ndodhë, dhe për të duhet përgatitje. Çdo gjë që ka për të ardhur është afër.