Ar-Ra'd
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
يَمْحُوا۟ ٱللَّهُ مَا يَشَآءُ وَيُثْبِتُ ۖ وَعِندَهُۥٓ أُمُّ ٱلْكِتَـٰبِ ۳۹
Allahu fshin çfarë të dojë dhe përforcon çfarë të dojë. -Allahu i Lartësuar fshin prej përcaktimeve të Tij çfarë të dëshirojë dhe e lë çfarë të dëshirojë. Megjithatë, duhet kuptuar se ky ndryshim ndodh jo në çështjet të cilat i ka shkruar lapsi i Zotit, sepse ajo që është shkruar nga lapsi i Zotit, - dhe që, sigurisht, është paraprirë nga dituria e Tij, - nuk ka mundësi të ndryshojë. Në të kundërt, ajo do të ishte mangësi dhe cenim i diturisë së Allahut të Lartësuar, që thotë:Tek Ai është Nëna e Librit. -Tek Allahu është "Leuhi Mahfudh", në të cilin është baza e të gjitha çështjeve. Ky themel nuk mund të ndryshojë kurrë. Ndryshimet ndodhin në degëzime, sikurse janë veprat e ditës dhe të natës, të cilat i shkruajnë melekët dhe për të cilat Allahu i Lartësuar ka caktuar shkaqe, të cilët bëjnë që ato vepra të krijesave të shkruhen ose të fshihen. Vetëm kur ka shkaqe të caktuara ndodh fshirja ose shkrimi i tyre. E ilustruar me shembuj, Allahu i Lartësuar e ka bërë bujarinë, mbajtjen e lidhjeve farefisnore dhe bamirësinë, si shkaqe për zgjatjen e jetës dhe shtimin e pasurisë për njeriun. Nga ana tjetër, Ai i ka bërë gjynahet shkaqe për pakësimin e mirësive dhe të jetës. Po kështu, ai njeri që realizon shkaqet e shpëtimit dhe ruajtjes nga shkatërrimi ka për të shpëtuar, ndërsa ai që nuk e bën diçka të tillë ka për t’u sprovuar. Mbi të gjitha këto, është Allahu i Madhëruar Ai që i administron dhe i rregullon çështjet dhe, sigurisht, që ky rregullim dhe administrim kurrë nuk mund të bien ndesh me diturinë e Tij dhe atë çka Ai e ka shkruar në "Leuhi Mahfudh", i cili është baza e gjithçkaje e nga i cili degëzohet gjithçka.