Ar-Ra'd
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَكَذَٰلِكَ أَنزَلْنَـٰهُ حُكْمًا عَرَبِيًّا ۚ وَلَئِنِ ٱتَّبَعْتَ أَهْوَآءَهُم بَعْدَ مَا جَآءَكَ مِنَ ٱلْعِلْمِ مَا لَكَ مِنَ ٱللَّهِ مِن وَلِىٍّ وَلَا وَاقٍ ۳۷
Kështu, Ne e kemi shpallur atë(Kur'anin)në gjuhën arabe, për të qenë një Ligj i përkryer. -Kuptimi: Ne e kemi shpallur këtë libër që të jetë një ligj i përkryer, i qartë dhe i kuptueshëm. Ne e shpallëm Kur'anin me gjuhën më të pasur dhe të përkryer, më shprehëse dhe më të bukur, që ai të jetë i qartë dhe i kuptueshëm, që nuk shkakton asnjë ngatërresë. Kur'ani është një ligj që nuk pranon asnjë ndryshim dhe që duhet pasuar rigorozisht. Atë nuk mund ta trazojnë devijimet e njerëzve dhe ai nuk i pranon ato. Kush pason Kur'anin nuk mund të ndjekë dëshirat personale të devijuara, ashtu si dhe kush ndjek dëshirat personale nuk mund të pasojë Kur'anin madhështor. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar paralajmëron dhe kërcënon që të jemi të kujdesshëm në pasimin e këtij ligji. Ky kërcënim i drejtohej Profetit, - edhe pse ai ishte i ruajtur nga një gabim i tillë, - për dy shkaqe: së pari, për të treguar se Profeti ishte i ruajtur dhe, së dyti, që umeti i tij të jetë i kujdesshëm dhe pasues i Profetit në zbatimin e ligjit të Zotit.Por, nëse ndjek dëshirat e tyre, pas diturisë së madhe që të ka ardhur, ti nuk do të kesh as ndihmë e as mbrojtje prej Allahut. -Porosia e Allahut është që të mos ndjekësh dëshirat dhe devijimin e njerëzve, por të pasosh diturinë dhe dritën e Zotit. Nëse njeriu ndjek pasionet e devijuara, që nuk janë të ndriçuara nga drita e udhëzimit të Zotit, atëherë le ta dijë se nuk ka për të gjetur as mik, që ta ndihmojë për të arritur qëllimet e tij, dhe as mbrojtës, që ta ruajë nga të këqijat në dynja dhe në ahiret.