Ar-Ra'd
این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همانگونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز دادههای QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه میدارد. اطلاعات ثبتشدهٔ QUL نمیگوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی میکند، و برای متن مجوزی بیان نمیکند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیههایی آمده که دربارهٔ آنها توضیح میدهد و این آیهها متن قرآن از Tanzil است، همانگونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.
متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشتهشده در 2026-10-21
وَٱلَّذِينَ صَبَرُوا۟ ٱبْتِغَآءَ وَجْهِ رَبِّهِمْ وَأَقَامُوا۟ ٱلصَّلَوٰةَ وَأَنفَقُوا۟ مِمَّا رَزَقْنَـٰهُمْ سِرًّا وَعَلَانِيَةً وَيَدْرَءُونَ بِٱلْحَسَنَةِ ٱلسَّيِّئَةَ أُو۟لَـٰٓئِكَ لَهُمْ عُقْبَى ٱلدَّارِ ۲۲
Ata që ngulmojnë me durim për të arritur dashurinë e Zotit të tyre dhe falin me rregull namazin;... -Ata bëjnë durim në përmbushjen e urdhëresave të Zotit, bëjnë durim duke frenuar veten nga haramet, bëjnë durim ndaj caktimit të Zotit, duke e pritur atë me zemër të hapur dhe jo me zemërim apo rebelim kundër Zotit. Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar jep një detaj shumë të rëndësishëm, duke treguar se çfarë i motivon këta të përzgjedhur për të patur këtë durim: "…për të arritur dashurinë e Zotit të tyre." Ky është një kusht i domosdoshëm, që durimi, me të gjitha llojet e tij, të jetë i shpërblyeshëm nga Allahu i Lartësuar. Motivi që e shtyn njeriun për të qenë i duruar duhet të jetë i pastër dhe jo i përzier me qëllime të këqija dhe të pavlera. Durim i dobishëm është ai që njeriu e bën për të arritur kënaqësinë e Zotit të Tij, duke shpresuar afrimin tek Ai dhe marrjen e shpërblimit të Tij. Ky lloj durimi është veçori e besimtarëve të sinqertë. Ndërsa ai lloj durimi, nëpërmjet të cilit njeriu kërkon të tregojë forcën, qëndrueshmërinë dhe këmbënguljen e tij, duke kërkuar lëvdata dhe duke ushqyer mendjemadhësinë e tij, ky durim mund të arrihet nga kushdo dhe nuk është aspakt i lëvduar dhe i shpërblyeshëm. Një përshkrim tjetër i atyre që janë të mençur dhe të urtë dhe që do të meritojnë shpërblimin e Zotit vjen më poshtë, në ajetin kuranor: "…dhe e falin me rregull namazin." Së pari, Allahu i Lartësuar i përshkruan ata si njerëz që e falin rregullisht dhe me saktësi namazin, duke plotësuar shtyllat, kushtet, elementët e detyrueshëm dhe të pëlqyeshëm të namazit, qoftë në aspektin e jashtëm, qoftë në atë të brendshëm gjatë kryerjes së tij. Së dyti, i përshkuan ata duke thënë:ata që japin haptazi dhe fshehtazi nga ajo që u kemi dhënë Ne dhe të keqen e kthejnë me të mirë... -Këtu bëhet fjalë për shpenzimet e detyrueshme, siç është zekati ose edhe kompensimet e ndryshme për shkak të betimit, zotimit etj. Gjithashtu, bëhet edhe fjalë për shpenzimet e pëlqyeshme. Kështu, këta të zgjedhur shpenzojnë sa herë që nevojitet, dhe këtë e bëjnë haptazi dhe fshehtazi, si të jetë më e mira dhe si ta kërkojë urtësia. Ata, gjithashtu: "…të keqen e kthejnë me të mirë." Nëse dikush i keqtrajton ata me fjalë apo me vepra, ata nuk ia kthejnë me të njëjtën monedhë, por ia kthejnë me bamirësi, duke synuar rregullimin dhe përmirësimin. Nëse dikush i privon, ata i japin dhe shpenzojnë pa kufi për të, nëse dikush i bën padrejtësi, ata e falin dhe ia kthejnë me mirësi, nëse dikush i ndërpret marrëdhëniet me ta, ata përpiqen që t’i lidhin dhe ruajnë marrëdhëniet me të, kur dikush i dëmton ata me fjalë ose vepra, ata përpiqen me fjalë dhe me vepra ta rregullojnë dhe përmirësojnë atë. Mendohu pak! Nëse kjo është sjellja e tyre ndaj atyre që iu bëjnë padrejtësi, atëherë si mund të jetë sjellja e tyre me ata që sillen mirë? Sigurisht që morali i tyre është i pashembullt dhe këto janë cilësi që mund t’i kenë vetëm ata që Zoti i ka zgjedhur. Për të gjithë ata që kanë të tilla cilësi, Allahu i Lartësuar ka përgatitur atë që quhet Ukbeddar- Vendbanimi i Përjetshëm....këtyre u takon shpërblimi në Shtëpinë e përjetshme,... -Pastaj, Allahu i Lartësuar e shtjellon më shumë këtë vendbanim të përjetshëm të tyre, duke thënë: