پرش به محتوا
Tafsir As-Saadi · Yusuf
سورهٔ ۱۲

Yusuf

این تفسیری به زبانی غیر از عربی است، همان‌گونه که در Quranic Universal Library (QUL، از Tarteel) آمده و از نسخهٔ باز داده‌های QUL گرفته شده که spa5k/tafsir_api نگه می‌دارد. اطلاعات ثبت‌شدهٔ QUL نمی‌گوید چه کسی آن را نوشته یا ترجمه کرده و از کدام چاپ پیروی می‌کند، و برای متن مجوزی بیان نمی‌کند، پس حق نمایش آن تأیید نشده است. کسی آن را با کتاب چاپی مقایسه نکرده و عالمی آن را بررسی نکرده است. هر بخش در کنار آیه‌هایی آمده که دربارهٔ آن‌ها توضیح می‌دهد و این آیه‌ها متن قرآن از Tanzil است، همان‌گونه که آنجا هست. سبیل چیزی از آن را ننوشته و ترجمه نکرده است.

متن ازQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITبرداشته‌شده در 2026-10-21

آیهٔ ۳۸

وَٱتَّبَعْتُ مِلَّةَ ءَابَآءِىٓ إِبْرَٰهِيمَ وَإِسْحَـٰقَ وَيَعْقُوبَ ۚ مَا كَانَ لَنَآ أَن نُّشْرِكَ بِٱللَّهِ مِن شَىْءٍ ۚ ذَٰلِكَ مِن فَضْلِ ٱللَّهِ عَلَيْنَا وَعَلَى ٱلنَّاسِ وَلَـٰكِنَّ أَكْثَرَ ٱلنَّاسِ لَا يَشْكُرُونَ ۳۸

Unë ndjek fenë e etërve të mi: Ibrahimit, Is’hakut dhe Jakubit. -Pastaj, Jusufi u shpjegoi se cila ishte kjo fe, duke thënë:Ne kurrë nuk i kemi bërë shok Allahut. -Nuk mund të ndodhë kurrë që ne t’i bëjmë shirk Allahut të Madhëruar, por e njësojmë gjithmonë Atë, duke e adhuruar si një të vetëm, ashtu sikurse na ka mësuar dhe na ka udhëzuar vetë Ai përmes Shpalljes.Kjo është prej mirësive të shumta të Allahut për ne dhe për njerëzimin në tërësi,... -Kjo është prej mirësisë dhe mëshirës së Allahut, që na ka dalluar mbi të tjerët. Ata që Allahu i Madhëruar i ka udhëzuar në këtë fe janë të dalluar mbi të gjithë njerëzit e tjerë. Nuk ka mirësi më të madhe sesa mirësia e ‘Islamit’, pra, e dorëzimit tërësisht tek Allahu i Madhëruar, sipas fesë së pastër të Tij. Kush e pranon këtë fe dhe nënshtrohet për të jetuar sipas saj, është vërtet i zgjedhur dhe fatlum, sepse i është dhënë mirësia më e madhe nga Allahu i Madhëruar, me të cilën arrin lumturinë në dynja dhe ahiret....por shumica e njerëzve nuk tregojnë mirënjohje për këtë. -Atyre u ofrohet mirësia, bujaria dhe mëshira e Allahut të Madhëruar, u ofrohet udhëzimi i Tij i mrekullueshëm dhe lumturues, e megjithatë, ata nuk e pranojnë, nuk e respektojnë dhe nuk e trajtojnë seriozisht, duke i dhënë hakun që i takon.Këto ajete janë një mësim i vyer për rrugën që duhet të ndjekim kur ftojmë njerëzit në fe. Jusufi vërejti se dy djemtë e burgut e respektonin dhe e vlerësonin si bamirës ndaj tyre. Për këtë arsye, ai u mësoi se kjo vlerë që ata shihnin tek ai ishte thjesht një dhuratë prej Allahut të Lartësuar. Kjo mirësi - u shpjegoi Jusufi - ka disa faktorë. Fillimisht, ajo bazohet në lënien e idhujtarisë dhe pasimin e rrugës së profetëve pararendës të Allahut të Madhëruar. Kjo gjë më bëri që ju të më respektoni dhe më nderoni tani. Nëse edhe ju dëshironi që të respektoheni dhe të jeni bamirës, duhet që të ndiqni të njëjtën rrugë. Pastaj Jusufi i fton haptazi në besimin e pastër monoteist: