At-Tawba
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَلَا تُعْجِبْكَ أَمْوَٰلُهُمْ وَأَوْلَـٰدُهُمْ ۚ إِنَّمَا يُرِيدُ ٱللَّهُ أَن يُعَذِّبَهُم بِهَا فِى ٱلدُّنْيَا وَتَزْهَقَ أَنفُسُهُمْ وَهُمْ كَـٰفِرُونَ 85
Mos u mahnit nga pasuria dhe fëmijët e tyre!” -Mos u mashtro nga gjendja e atyre jobesimtarëve dhe munafikëve, që Allahu i Madhëruar u ka dhënë nga mirësitë e kësaj bote. Pasuritë dhe fëmijët e tyre nuk tregojnë aspak se Allahu i Lartësuar i ka privilegjuar ata. Madje, për ata të mjerë është krejtësisht e kundërta. I Lartësuari thotë:Nëpërmjet tyre, Allahu dëshiron që t’i ndëshkojë ata në këtë botë dhe t’u dalë shpirti duke qenë mohues. -Ata lodhen për t’i fituar dhe mbledhur, frikësohen se mos i humbasin dhe asnjëherë nuk i shijojnë ato. Më e keqja është se këto të mira i shpërqendrojnë ata nga qëllimi kryesor i jetës, pra, nga adhurimi i Zotit dhe përgatitja për jetën e pasosur. Kështu enden këta të mjerë në kotësitë e kësaj dynjaje të shkurtër, derisa të vijë momenti që t’u dalë shpirti me dhimbje e vuajtje. Dashuria për këtë dynja e ka pushtuar shpirtin e tyre, prandaj në momentin e vdekjes ata i djeg dëshpërimi për ndarjen prej saj.