At-Taariq
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
إِنَّهُۥ عَلَىٰ رَجْعِهِۦ لَقَادِرٌ 8 يَوْمَ تُبْلَى ٱلسَّرَآئِرُ 9 فَمَا لَهُۥ مِن قُوَّةٍ وَلَا نَاصِرٍ 10
S’ka dyshim se Ai është i Plotfuqishëm për ta rikthyer atë në jetë, Ditën kur të zbulohen të fshehtat, kur ai nuk do të ketë as forcë e as ndihmëtarë. -Allahu është i Plotfuqishëm që t’i ringjallë të gjithë dhe t’i shpërblejë për veprat e tyre. Atë ditë do të shfaqen haptazi të fshehtat e zemrave, të mira apo të këqija qofshin. Të fshehtat do të shfaqen në fytyrat e njerëzve, siç thotë i Lartësuari: “Ditën kur do të ketë fytyra që zbardhen dhe fytyra që nxihen, atyre të cilëve u janë nxirë fytyrat do t'u thuhet: “A mohuat edhe pasi kishit besuar?! Atëherë, vuajeni dënimin, për shkak të mohimit tuaj!” Ndërsa ata të cilëve u janë zbardhur fytyrat, ata janë në Mëshirën (xhenetin) e Allahut, ku do të jenë përjetësisht.”. Në dynja, shumë çështje mbahen fshehur dhe nuk shfaqen për t’u dëshmuar nga njerëzit. Por në Ditën e Gjykimit do të shfaqen si veprat e punëmirëve, ashtu edhe krimet e të këqijve, për t’u shpërblyer çdo kush me drejtësi. Atë ditë, njeriu nuk do të gjejë asnjë mundësi për të mbrojtur veten e vet dhe as ndonjë ndihmëtar ku mund të mbështetet. Në vijim, Allahu i Lartësuar bën një tjetër betim për të vërtetuar saktësinë e Kur'anit. Ai thotë: