Al-Anfaal
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
وَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ ۚ لَوْ أَنفَقْتَ مَا فِى ٱلْأَرْضِ جَمِيعًا مَّآ أَلَّفْتَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ وَلَـٰكِنَّ ٱللَّهَ أَلَّفَ بَيْنَهُمْ ۚ إِنَّهُۥ عَزِيزٌ حَكِيمٌ 63
Ai i ka bashkuar zemrat e tyre. Edhe sikur të shpenzoje gjithçka që është në Tokë, nuk do të mund t’i bashkoje zemrat e tyre; por ishte Allahu Ai që e bëri atë bashkim(e vëllazërim). -Prandaj besimtarët u bashkuan dhe u deshën me njëri-tjetrin. Ishte pikërisht bashkimi i radhëve dhe dashuria e ndërsjelltë me zemër, sekreti i fuqisë së tyre. Sigurisht, kjo lidhje nuk ishte produkt i punës apo i strategjisë së ndonjërit prej tyre, por qe thjesht dhuratë bujare prej Allahut të Lartësuar. Edhe sikur të shpenzoje të gjithë arin dhe argjendin apo çdo lloj pasurie që gjendet në tokë, për të bashkuar zemrat dhe radhët e tyre, pas gjithë atyre faktorëve që shkaktonin përçarje dhe urrejtje, kurrë nuk do t’ia arrije qëllimit. Arsyeja është shumë e thjeshtë: I vetmi që ka në dorë zemrat e robërve dhe që i ndryshon ato, është Allahu i Lartësuar, që thotë:Ai është Ngadhënjimtar e i Urtë. -Tregues i fuqisë së Tij është pikërisht bashkimi dhe afrimi i zemrave të njerëzve, pas gjithë atyre shkaktarëve të përçarjes, urrejtjes dhe armiqësisë. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe kapuni fort që të gjithë pas “litarit” (fesë) të Allahut e mos u përçani! Dhe kujtojeni (me mirënjohje) mirësinë e Allahut ndaj jush, kur ju ishit të armiqësuar me njëri-tjetrin e Ai i bashkoi zemrat tuaja, dhe kështu, me mirësinë e Tij u bëtë vëllezër. Ju ishit buzë Gropës së Zjarrit dhe Ai ju shpëtoi prej saj. Kështu jua sqaron Allahu Argumentet e Veta, që ju ta gjeni udhëzimin e sigurt.” [Al Imran 103].