Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Anfaal
Sūrah 8

Al-Anfaal

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 32

وَإِذْ قَالُوا۟ ٱللَّهُمَّ إِن كَانَ هَـٰذَا هُوَ ٱلْحَقَّ مِنْ عِندِكَ فَأَمْطِرْ عَلَيْنَا حِجَارَةً مِّنَ ٱلسَّمَآءِ أَوِ ٱئْتِنَا بِعَذَابٍ أَلِيمٍ 32

Kujto si thanë ata: “O Allah! Nëse ky(Kur'an) është vërtet prej Teje, lësho mbi ne rrebesh gurësh nga qielli, ose na jep ndonjë Dënim të rëndë!” -Kuptimi: Nëse kjo Shpallje, ky Sheriat apo ky ligj, sipas të cilit na fton Muhamedi që të jetojmë dhe të adhurojmë Zotin, është e vërteta, atëherë, o Zot, na zbrit një dënim nga qielli! Me këto fjalë, ata donin të tregonin se ishin të sigurt në rrugën që kishin zgjedhur për veten e tyre, duke mohuar Shpalljen e Muhamedit dhe duke vazhduar sipas mendjes së tyre. Nga ana tjetër, kjo tregon se mohuesit ishin tërësisht të paditur, të pavëmendshëm, mospërfillës dhe përçmues ndaj Shpalljes madhështore, ku i ftonte Muhamedi a.s. Sidoqoftë, edhe sikur të ishin në rrugë të humbur, për shkak të dyshimeve që kanë, nëse ata do të thoshin: “O Zot, nëse kjo që përcjell Muhamedi është e vërteta nga ana Jote, atëherë na udhëzo në rrugën e drejtë!”, kjo do të ishte më e drejtë, më e logjikshme dhe më e pranueshme, pasi, në fund të fundit, do ta mbulonte deri diku padrejtësinë e tyre. Por meqë ata nuk kërkuan udhëzimin, porse kërkuan ndëshkimin, kjo tregon se ishin fare mendjelehtë, të palogjikshëm, injorantë dhe të padrejtë në sjelljen dhe komunikimin me Zotin e Lartësuar. Nuk e dinin, të mjerët, se nëse Allahu i Lartësuar do t’ua përshpejtonte ndëshkimin, askush prej tyre nuk do të mbetej i gjallë? Por Allahu i Lartësuar tregon se u la afat, pasi profeti Muhamed (a.s)ishte mes tyre: