Al-A'raaf
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
قَالَ قَدْ وَقَعَ عَلَيْكُم مِّن رَّبِّكُمْ رِجْسٌ وَغَضَبٌ ۖ أَتُجَـٰدِلُونَنِى فِىٓ أَسْمَآءٍ سَمَّيْتُمُوهَآ أَنتُمْ وَءَابَآؤُكُم مَّا نَزَّلَ ٱللَّهُ بِهَا مِن سُلْطَـٰنٍ ۚ فَٱنتَظِرُوٓا۟ إِنِّى مَعَكُم مِّنَ ٱلْمُنتَظِرِينَ 71
Ai tha: “Mbi ju tashmë ka rënë dënimi dhe zemërimi i Zotit tuaj. - Ndëshkimi tashmë është bërë i pashmangshëm, sepse janë plotësuar të gjitha shkaqet e tij. Çasti i zbatimit të dënimit është shumë pranë.A polemizoni me mua për disa emra, që vetë ju dhe prindërit tuaj i keni vënë.... -Si është e mundur që ju polemizoni me mua për gjëra të paqena, për puta e statuja që ju i quani perëndi, por që nuk kanë asnjë lidhje me madhështinë dhe pushtetin? Ata nuk zotërojnë asnjë thërrmijë pushteti në qiej e as në tokë. Ata janë thjesht emra, që ju dhe të parët tuaj i keni shpikur. Ju nuk keni asnjë argument nga Zoti për ta....e për të cilët Allahu nuk ka shpallur asnjë fakt? -Nëse ata do të kishin vërtet diçka hyjnore, Allahu do të kishte sjellë ndonjë argument mbështetës për ta. Fakti që Allahu i Madhëruar nuk ka shpallur asnjë lloj argumenti të tillë dëshmon se ata janë të pavërtetë dhe thjesht trillime. Nuk ka çështje që u nevojitet krijesave, - e sidomos kur bëhet fjalë për çështje madhore, sikurse është adhurimi dhe i adhuruari, - që Allahu i Madhëruar të mos e ketë sqaruar në shpalljet e tij. Për çështje të tilla, Ai ka sjellë argumente të qarta dhe fakte të pamohueshme.Prisni, atëherë se edhe unë jam duke pritur bashkë me ju!” - Prisni ndëshkimin e paralajmëruar të Plotfuqishmit, që është gati të godasë ashpër mbi ju. Edhe unë do të pres së bashku me ju, por ka një ndryshim të madh mes nesh. Ju prisni t'ju godasë ndëshkimi i të Madhërishmit, ndërsa ne presim fitoren, çlirimin dhe shpërblimin bujar prej Tij. Edhe i Madhëruari bën dallimin mes dy grupeve, duke thënë më pas: