Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-A'raaf
Sūrah 7

Al-A'raaf

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 63

أَوَعَجِبْتُمْ أَن جَآءَكُمْ ذِكْرٌ مِّن رَّبِّكُمْ عَلَىٰ رَجُلٍ مِّنكُمْ لِيُنذِرَكُمْ وَلِتَتَّقُوا۟ وَلَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ 63

Vallë, po habiteni që udhëzimi i Zotit tuaj ju ka ardhur përmes një njeriu prej jush... - Pse çuditeni nga një fakt që nuk është aspak çudi? Nuk duhet të çuditeni aspak që këshilla prej Zotit tuaj ju erdhi pikërisht prej dikujt nga mesi juaj, të cilit ia dini origjinën, besnikërinë dhe cilësitë e tij të mrekullueshme. Kjo madje tregon përkujdesjen e madhe të Allahut të Madhëruar për ju, bujarinë e bamirësinë e Tij të pakufishme mbi ju. Ndërsa ju, në vend që ta lavdëroni dhe t’i shprehni mirënjohjen, shprehni habi! Ajo për të cilën duhet të mendoni seriozisht është fakti se ai dërgoi nga mesi juaj një burrë me një qëllim madhor:...për t'ju paralajmëruar që të ruheni dhe me shpresë që të mëshiroheni? - Ai ju paralajmëron për një ndëshkim të dhimbshëm dhe ju porosit që të merrni çdo masë për të shpëtuar prej tij. Mënyra e vetme për t’i shpëtuar këtij ndëshkimi është devotshmëria ndaj Allahut të Madhëruar haptas dhe fshehtas, është përmbushja e porosive të Tij dhe ruajtja e kufijve të Tij, me sinqeritet vetëm për Të dhe në përputhje me porositë e Tij. Nëse e bëni këtë, mbi ju do të zbresë mëshira e gjerë dhe e mrekullueshme e Allahut të Madhëruar. Por të gjitha këto fjalë kaq serioze nuk i bindën ata: