Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Maaida
Sūrah 5

Al-Maaida

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 33

إِنَّمَا جَزَٰٓؤُا۟ ٱلَّذِينَ يُحَارِبُونَ ٱللَّهَ وَرَسُولَهُۥ وَيَسْعَوْنَ فِى ٱلْأَرْضِ فَسَادًا أَن يُقَتَّلُوٓا۟ أَوْ يُصَلَّبُوٓا۟ أَوْ تُقَطَّعَ أَيْدِيهِمْ وَأَرْجُلُهُم مِّنْ خِلَـٰفٍ أَوْ يُنفَوْا۟ مِنَ ٱلْأَرْضِ ۚ ذَٰلِكَ لَهُمْ خِزْىٌ فِى ٱلدُّنْيَا ۖ وَلَهُمْ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌ 33

Dënimi i atyre që luftojnë kundër Allahut dhe të Dërguarit të Tij dhe bëjnë shkatërrime në tokë, është që të vriten, ose të gozhdohen, ose t’u priten duart dhe këmbët në të kundërt(të njëra tjetrës), ose të dëbohen nga vendi. Ky(ndëshkim)është poshtërim për ta në këtë Botë, ndërsa në Botën tjetër ata do të kenë dënim të madh. -Armiqtë e Allahut dhe të Profetit janë ata që i kanë shfaqur luftë dhe kundërshtim të hapur atyre dhe kryejnë shkatërrime në tokë me kufër, me vrasje, me grabitje, duke përhapur panik, frikë dhe pasiguri. Është një mendim i përgjithshëm se ky ajet tregon dispozitën për banditët, të cilët sulmojnë njerëzit nëpër lugina dhe rrugë dhe u grabisin pasurinë, që i vrasin dhe frikësojnë ata. Kështu, Allahu i Madhëruar na mëson se si duhet të veprohet me të tillë njerëz. Komentuesit e Kur’ânit janë të mendimeve të ndryshme kur vjen fjala për përgjigjen e pyetjes: A janë udhëheqësit dhe gjykatësit të lirë të përzgjedhin në dhënien e këtyre ndëshkimeve? Pra, a mund të zgjidhet secila formë prej tyre si ndëshkim për çdo lloj banditi? Kështu, disa janë të mendimit që po, sepse këtë e tregon qartë ajeti. Megjithatë, dijetarë të tjerë janë të mendimit se ndëshkimi që zgjidhet varet nga lloji i krimit të kryer. Pra, çdo krim ka ndëshkimin që meriton. Urtësia e ajetit e përfshin edhe këtë mendim, që është në përputhje me urtësinë e Allahut të Madhëruar. Kësisoj, nëse banditi ka grabitur dhe ka vrarë, bëhet e pashmangshme vrasja dhe kryqëzimi i tij, në mënyrë që të tremben dhe të marrin mësim të tjerët. Por nëse ai vetëm ka vrarë dhe nuk ka kryer grabitje, atëherë ai vetëm vritet. Nëse banditi ka grabitur, por nuk ka vrarë, atëherë atij i priten duart dhe këmbët në të kundërt, por nuk vritet. Po ashtu, nëse ai thjesht ka frikësuar njerëzit, por nuk ka vrarë e grabitur, atëherë internohet. Atij nuk i jepet mundësia të stabilizohet në një vend, derisa të pendohet qartë dhe dukshëm. Ky ka qenë mendimi i Ibni Abasit dhe i disa imamëve të mëdhenj, me ndonjë ndryshim të vogël. Sido që të jetë ndëshkimi, ai është poshtërim dhe turpërim për kriminelët në jetën e kësaj dynjaje, ndërsa në ahiret ndëshkimi i tyre do të jetë i madh. Kjo tregon se banditizmi në rrugë konsiderohet si gjynah i madh, që shkakton poshtërim në jetën e dynjasë dhe ndëshkim në ahiret. Madje, kryesit e kësaj vepre konsiderohen si armiq dhe luftues të Allahut dhe Profetit. Duke parë se sa e shëmtuar dhe sa e dënueshme është kjo vepër, mund të themi se eliminimi i banditëve, sigurimi i rrugëve dhe vendit nga vrasjet, vjedhjet e çnderimet janë nga veprat më të mira dhe më të shpërblyeshme nga Allahu i Madhëruar. Ato konsiderohen si rregullim i rendit, ashtu si të kundërtat e tyre quhen “prishje e rendit në tokë”.