Al-Hujuraat
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
يَمُنُّونَ عَلَيْكَ أَنْ أَسْلَمُوا۟ ۖ قُل لَّا تَمُنُّوا۟ عَلَىَّ إِسْلَـٰمَكُم ۖ بَلِ ٱللَّهُ يَمُنُّ عَلَيْكُمْ أَنْ هَدَىٰكُمْ لِلْإِيمَـٰنِ إِن كُنتُمْ صَـٰدِقِينَ 17
Ata të lavdërohen ty që u bënë muslimanë. Thuaju: “Me pranimin tuaj të Islamit, mos m'u lavdëroni mua, ...” - Ata që dëshmojnë për veten se kanë iman të plotë, e ndërkohë nuk janë të tillë, mund ta bëjnë për disa arsye, një prej të cilave është pandehma se kështu do t’ia bëjnë të njohur besimin e tyre Allahut të Madhëruar, ndërkohë që Allahu është i Gjithëditur për gjithçka, prandaj kjo sjellje e tyre është e ulët dhe e panevojshme. Arsye tjetër është që t’i tregojnë Profetit (a.s.) se kanë besuar jo për të fituar ndonjë gjë për veten e tyre, por për t’i bërë nder Profetit. Me fjalët e tyre, ata sikur po ia kujtonin Profetit nderin që po i bënin duke e besuar dhe u bërë pasues të fesë së tij. Kjo sigurisht qe diçka jo e këndshme, që nuk u takonte ta bënin përpara Profetit të Zotit. Në fund të fundit, nëse imani qe i vërtetë në zemrat e tyre, kjo ishte bamirësi e Allahut për ta. Ishte vetëm Allahu që ua dhuroi atë mirësi e çdo mirësi tjetër që kishin. Ashtu sikurse është Allahu i vetmi që i krijon, i furnizon dhe u dhuron njerëzve mirësi të dukshme e të padukshme, po ashtu Ai është i vetmi që u dhuron atyre imanin dhe udhëzimin në rrugën e drejtë. Mirësia e Islamit, e të besuarit dhe e udhëzimit në rrugën e drejtë është mirësia më e madhe dhe më e rëndësi-shme që Ai u dhuron njerëzve. Prandaj vetëm Atij i duhet shprehur falënderimi dhe mirënjohja e plotë, siç thotë i Madhëruari:“...sepse Ai që e meriton falënderimin tuaj për udhëzimin në besim, është vetëm Allahu, nëse jeni të sinqertë”. - Pastaj i Madhëruari thotë: