Al-Jaathiya
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
تِلْكَ ءَايَـٰتُ ٱللَّهِ نَتْلُوهَا عَلَيْكَ بِٱلْحَقِّ ۖ فَبِأَىِّ حَدِيثٍۭ بَعْدَ ٱللَّهِ وَءَايَـٰتِهِۦ يُؤْمِنُونَ 6
Këto janë ajetet e Allahut, të cilat po t’i lexojmë me vërtetësi. Atëherë, çfarë fjale tjetër, veç fjalës së Allahut dhe fakteve të Tij besojnë ata?! -Allahu i Madhëruar na tregon se, në lidhje me të përfituarit ose jo nga faktet e Kur'anit, njerëzit ndahen në dy grupe:1. Ata që mendojnë thellë rreth këtyre fakteve, duke kuptuar domosdoshmërinë e besimit në Allahun e Lartësuar. Ata përfitojnë shumë nga udhëzimi i Allahut, duke e ngritur veten lart. Ata e besojnë plotësisht Allahun e Madhëruar, ashtu si edhe melekët e Tij, shpalljet e Tij, profetët e Tij dhe Ditën e Gjykimit. Besimi i tyre është i plotë, larg çdo dyshimi. Nëpërmjet Kur'anit dhe fakteve të Allahut të shfaqura në krijimin e Tij, shpirtrat e tyre pastrohen dhe dituria iu shtohet.2. Ata të grupit tjetër i dëgjojnë faktet e Allahut, por i shpërfillin menjëherë ato, prandaj nuk do të kenë më asnjë justifikim para Zotit. Ata e shpërfillin të vërtetën, sikur të mos e kenë dëgjuar atë. Faktet e Allahut nuk i prekin zemrat e tyre dhe nuk i pastrojnë ato. Përkundrazi, për shkak të mendjemadhësisë që kanë, ato ua shtojnë edhe më shumë shfrenimin në kalimin e kufijve. Ata, kur dëgjojnë ndonjë fakt të Allahut, e marrin me tallje. Por i Madhëruari i kërcënon këta, duke thënë: