Skip to content
Tafsir As-Saadi · Al-Ghaafir
Sūrah 40

Al-Ghaafir

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 85

فَلَمْ يَكُ يَنفَعُهُمْ إِيمَـٰنُهُمْ لَمَّا رَأَوْا۟ بَأْسَنَا ۖ سُنَّتَ ٱللَّهِ ٱلَّتِى قَدْ خَلَتْ فِى عِبَادِهِۦ ۖ وَخَسِرَ هُنَالِكَ ٱلْكَـٰفِرُونَ 85

Por besimi i tyre pasi panë dënimin Tonë, nuk u bëri dobi. I tillë është ligji i Allahut që ka vepruar ndaj robërve të Tij. -Por besimi dhe pendimi i tyre nuk u vlen në atë çast. Ky është rregulli i pandryshueshëm, që ka vendosur Zoti. Besimi i mohuesve në momentet e zbritjes së ndëshkimit është i pavlefshëm. Ai tashmë nuk i shpëton më nga ndëshkimi i Zotit, sepse është besim i detyruar, dhe jo besim me zgjedhje të lirë. Ai është tashmë besim i diçkaje të dukshme nga shqisat. Ndërsa besimi i vërtetë dhe i saktë, që i sjell dobi njeriut, është besimi me zgjedhje të lirë dhe besimi në gjërat dhe çështjet që nuk dëshmohen nga shqisat. Gjithashtu, kusht për vlefshmërinë e imanit është që të ndodhë para se të vijnë shenjat e dukshme të ndëshkimit dhe para se të vijë Dita e Gjykimit (ose disa nga shenjat e afrimit të saj).Dhe kështu u shkatërruan mohuesit e Allahut. -Pikërisht në këtë kohë, kur të vuajnë ndëshkimin e madh, qafirët do të binden për humbjen dhe dështimin e tyre. Ata tashmë kanë humbur fenë, dynjanë dhe ahiretin e tyre. Por humbja e mirësive nuk do të jetë e vetmja gjë që i pret. Ata do të hidhen në ndëshkimin më të rëndë, që do ta vuajnë në përjetësi.Këtu përfundon edhe tefsiri i sures “El mu’min” (besmtari), me mirësinë, butësinë dhe ndihmën e Allahut të Madhëruar. Asgjë nuk arrihet me forcën dhe punën tonë. Vetëm Allahut i takon lavdia, mirënjohja dhe të gjitha lavdërimet.Kështu quhet ndryshe surja “Gafir”