Al-Ghaafir
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
مَا يُجَـٰدِلُ فِىٓ ءَايَـٰتِ ٱللَّهِ إِلَّا ٱلَّذِينَ كَفَرُوا۟ فَلَا يَغْرُرْكَ تَقَلُّبُهُمْ فِى ٱلْبِلَـٰدِ 4
Argumentet e Allahut nuk i kundërshton kush, veç atyre që nuk besojnë... -Allahu i Madhëruar na tregon se, veç mohuesit polemizojnë kundër ajeteve dhe shpalljeve të Tij. Këtu flitet për atë lloj polemike që synon hedhjen poshtë të ajeteve dhe vërtetësisë së Shpalljes së Zotit, duke e përballur atë me të kotën. Ky është veprim i qafirëve. Ndërsa besimtarët janë të përulur dhe respektues ndaj Allahut të Madhërishëm dhe Shpalljes së Tij, të cilën Ai e solli për të shkatërruar të kotën. Njeriu nuk duhet të mashtrohet nga mirësitë e kësaj dynjaje që mund t’i jenë dhuruar dikujt. Ai nuk duhet të mendojë se mirësitë e kësaj dynjaje janë shenjë treguese se Zoti e do atë person që i ka ato, apo se ai është në rrugën e drejtë. Për këtë arsye, i Madhëruari thotë:... prandaj mos u mashtro nga bredhja e tyre nëpër botë. -Mos u mashtro nga bredhja e tyre për tregti me fitime të mëdha. Për njeriun është detyrë që t’i peshojë dhe gjykojë të tjerët me kriteret e së vërtetës. Ai duhet ta shohë drejt realitetin, duke marrë për bazë të vërtetën e sjellë nga Zoti. Ai nuk duhet t’i vlerësojë njerëzit duke u mbështetur te orekset e tyre, ashtu siç veprojnë të paditurit dhe mendjelehtët.