Skip to content
Tafsir As-Saadi · An-Nisaa
Sūrah 4

An-Nisaa

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 35

وَإِنْ خِفْتُمْ شِقَاقَ بَيْنِهِمَا فَٱبْعَثُوا۟ حَكَمًا مِّنْ أَهْلِهِۦ وَحَكَمًا مِّنْ أَهْلِهَآ إِن يُرِيدَآ إِصْلَـٰحًا يُوَفِّقِ ٱللَّهُ بَيْنَهُمَآ ۗ إِنَّ ٱللَّهَ كَانَ عَلِيمًا خَبِيرًا 35

Nëse i druheni ndarjes midis burrit e gruas, dërgoni një ndërmjetës të urtë nga familja e tij dhe një ndërmjetës të urtë nga familja e saj. -Nëse i druheni divorcit të bashkëshortëve, atëherë dërgoni nga secila palë dy burra muslimanë të mençur e të drejtë, të cilët i njohin të dyja palët dhe të dinë të gjykojnë drejt për bashkimin apo ndarjen e tyre. Këto cilësi të përmendura janë përftuar nga kuptimi i fjalës “hakemun”. Kështu, këta burra duhet të shohin se çfarë urren secila palë tek pala tjetër, dhe pastaj të përcaktojnë përgjegjësitë dhe detyrimet e secilës palë për të pasur një jetë të denjë bashkëshortore. Nëse ndonjëri prej tyre nuk i përmbahet plotësisht këtyre përgjegjësive, atëherë punohet me palën tjetër që të jetë tolerante dhe të kënaqet me nivelin e palës tjetër aq sa të jetë e mundur. Kështu vazhdohet me harmonizimin dhe rregullimin. Megjithatë, nëse gjendja e çiftit ka arritur aq sa nuk bëhet i mundur rregullimi i marrëdhënieve të tyre dhe të dy të urtët e shohin se ndarja e tyre është më e dobishme, sepse përndryshe do ketë padrejtësi, atëherë çifti ndahet. Në një rast të tillë nuk është kusht që burri të pranojë apo jo ndarjen, Ata që vendosin për ndarjen janë dy të urtët dhe jo burri, sepse Allahu i Lartësuar i ka quajtur ata “hakemen”, domethënë ata që duhet të gjykojnë dhe vendosin, edhe nëse dikujt mund të mos i pëlqejë gjykimi.Nëse ata të dy kanë për qëllim pajtimin, Allahu e mundëson afrimin mes tyre(çiftit).” -Pas ndërhyrjeve dhe urtësisë së burrave, pas fjalëve të mira dhe nxitëse për një jetë të denjë bashkëshortore, nëse palët vërtet do të duan bashkimin dhe të mirën, Allahu i Lartësuar do t’i bashkojë ata. Me fjalë të tjera, nëse ndodh ndarja, atëherë kjo, në njëfarë mënyre, tregon mungesën e dëshirës për të vazhduar.Allahu është i Gjithëditur e Zbulon gjithçka. -Allahu i Lartësuar është i Gjithëditur, për çfarë duket dhe çfarë mbahet fshehur. Allahu i Lartësuar është Mbikëqyrës i çdo imtësie, në çdo çështje në këtë botë. Prej dijes së Tij të madhe dhe mirësive të Tij të mrekullueshme janë edhe këto ligje të drejta dhe të bukura, që rregullojnë jetën e njerëzve dhe marrëdhëniet e tyre me Atë dhe me të tjerët.