Skip to content
Tafsir As-Saadi · An-Nisaa
Sūrah 4

An-Nisaa

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 175

فَأَمَّا ٱلَّذِينَ ءَامَنُوا۟ بِٱللَّهِ وَٱعْتَصَمُوا۟ بِهِۦ فَسَيُدْخِلُهُمْ فِى رَحْمَةٍ مِّنْهُ وَفَضْلٍ وَيَهْدِيهِمْ إِلَيْهِ صِرَٰطًا مُّسْتَقِيمًا 175

Ata që besojnë në Allahun dhe i mbështeten tërësisht Atij, Ai do t’i fusë në mëshirën dhe mirësinë e Tij dhe do t’i udhëzojë drejt Vetes përmes rrugës së drejtë. -Këta janë të shpëtuarit, që Allahu i Lartësuari i ka përshkruar me dy cilësi:1. Ata besojnë Allahun, pra, besojnë në ekzistencën e Tij, besojnë që Ai ka cilësi të plota dhe është i pastër nga çdo mangësi dhe dobësi.2. Ata i mbështeten tërësisht Allahut, duke iu dorëzuar Atij dhe duke shpresuar vetëm ndihmën e Tij. Ata nuk mbështeten asnjë çast në forcat dhe aftësitë e tyre, por i kërkojnë ndihmë vetëm Allahut të Lartësuar.Të tillë njerëz do të përfshihen në mëshirën e Tij, i Cili do t’u japë sukses të kryejnë punë të mira, duke ua shtuar shpërblimin dhe duke larguar prej tyre fatkeqësitë dhe të këqijat. Ai do t’i udhëzojë ata në rrugën e drejtë, duke u mundësuar të marrin dije të dobishme dhe të saktë dhe të punojnë sipas kësaj dijeje, me sinqeritet për Allahun e Lartësuar. Ky ishte grupi i parë. Ndërsa në grupin e dytë janë ata të cilët nuk i kanë cilësitë e të lartpërmendurve, domethënë ata që nuk e besojnë Allahun, nuk i mbështeten Atij dhe nuk e zbatojnë Librin e Tij. Këta do të jenë të privuar nga mëshira dhe mirësia e Tij. Ai do t’i lërë të mbështeten në veten e vet, prandaj ata kurrë nuk do të mund ta gjejnë udhëzimin, por do të jenë të humbur dhe shumë larg të vërtetës. Ky ndëshkim është plotësisht i drejtë, sepse ata nuk besojnë dhe nuk i kërkojnë ndihmë Allahut. E lusim Allahun të na ruajë, të na falë dhe të na ndihmojë!