Skip to content
Tafsir As-Saadi · Az-Zumar
Sūrah 39

Az-Zumar

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 60

وَيَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ تَرَى ٱلَّذِينَ كَذَبُوا۟ عَلَى ٱللَّهِ وُجُوهُهُم مُّسْوَدَّةٌ ۚ أَلَيْسَ فِى جَهَنَّمَ مَثْوًى لِّلْمُتَكَبِّرِينَ 60

Ditën e Kijametit, ti do t’i shohësh, ata që trilluan gënjeshtra kundër Allahut me fytyra të nxira. -Allahu i Madhëruar na tregon për poshtërimin që do t'i mbulojë ata që refuzojnë të besojnë profetët dhe shpalljet dhe që i quajtën ato gënjeshtra e trillime. Fytyrat e tyre në Ditën e Gjykimit do të jenë të nxira, si një natë e errët. Kështu do të dallohen ata nga të tjerët, atë ditë. Mendoni pak në këtë lloj dënimi! E vërteta është e shndritshme dhe e dukshme, ashtu siç është dielli. Duke qenë se këta të mjerë mendonin ta nxinin e ta errësonin fytyrën e së vërtetës me mashtrime e trillime kundër saj, edhe Allahu ua nxin fytyrat. Kështu, shpërblimi është sipas llojit të punës. Ata do të ndëshkohen duke ua nxirë fytyrat dhe duke u flakur me forcë në Xhehenem:Vallë, a nuk është Xhehenemi vendi i kryeneçëve? -Ky është vendi i atyre që tregohen kryeneçë ndaj së vërtetës, mendjemëdhenj e arrogantë ndaj njerëzve dhe trillojnë gënjeshtra kundër Zotit dhe fesë së Tij. Po, për Zotin! Ata do të përjetojnë ndëshkime dhe poshtërime të ndryshme. Ndëshkimi i Zotit do të depërtojë thellë në shpirtin e tyre. Kështu do të merret haku kundër tyre. Shpifjet kundër Allahut bëhen në shumë forma, ndër të cilat edhe shpifja se Ai ka grua dhe bir, ose të thuash rreth Allahut diçka që nuk i shkon madhështisë së Tij, ose pretendimi i profetësisë, ose të fusësh në Sheriatin e Zotit diçka që Ai nuk e ka ligjëruar. Pasi përmendi gjendjen e kryeneçëve, që trilluan kundër të vërtetës, Allahu i Madhëruar na njofton rreth mutekinëve (të devotshmëve) dhe gjendjes së tyre.