Skip to content
Tafsir As-Saadi · Az-Zumar
Sūrah 39

Az-Zumar

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 41

إِنَّآ أَنزَلْنَا عَلَيْكَ ٱلْكِتَـٰبَ لِلنَّاسِ بِٱلْحَقِّ ۖ فَمَنِ ٱهْتَدَىٰ فَلِنَفْسِهِۦ ۖ وَمَن ضَلَّ فَإِنَّمَا يَضِلُّ عَلَيْهَا ۖ وَمَآ أَنتَ عَلَيْهِم بِوَكِيلٍ 41

Ne ta shpallëm ty librin me të vërtetën për(të udhëzuar) njerëzimin. -Allahu i Lartësuar na njofton se ia shpalli Librin Profetit të Tij, dhe ky Libër përmban të vërtetën në lajmet që përcjell, në urdhëresat e ndalesat. Ai është lënda bazë e udhëzimit dhe ushqimi i vetëm i mjaftueshëm për këdo që dëshiron të arrijë kënaqësinë e Zotit dhe të shijojë lumturinë në vendin e nderimit dhe shpërblimit të përjetshëm. Ai është argumenti i pakundërshtueshëm për krijesat, pas të cilit askush nuk do të ketë më justifikim para Zotit, nëse nuk beson dhe nuk nënshtrohet.Atëherë, kush drejtohet për në rrugën e vërtetë, ai e ka për vete. -Ai që ndriçohet nga drita e këtij libri dhe nënshtrohet të adhurojë Zotin përmes urdhëresave dhe rrugës së treguar në këtë libër, dobia e gjithë kësaj ka për t'iu kthyer tek vetvetja.E kush largohet nga ajo, i bën dëm vetëm vetes. -Ai i cili zhytet në humbje e mosbesim, edhe pasi i është bërë e qartë e vërteta dhe udha e Zotit, i bën dëm vetëm vetes dhe nuk ka për të dëmtuar aspak Allahun.Dhe ti nuk je kujdestari i tyre. -Ti nuk je përgjegjës për të ruajtur punët e tyre apo t'i marrësh në llogari për kryerjen ose jo të tyre. Madje, ti as nuk mundesh që t'i detyrosh ata për gjë. Ti je veçse një kumtues i qartë, që u përcjell atyre atë për të cilën je urdhëruar.