Aal-i-Imraan
This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.
Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21
كَيْفَ يَهْدِى ٱللَّهُ قَوْمًا كَفَرُوا۟ بَعْدَ إِيمَـٰنِهِمْ وَشَهِدُوٓا۟ أَنَّ ٱلرَّسُولَ حَقٌّ وَجَآءَهُمُ ٱلْبَيِّنَـٰتُ ۚ وَٱللَّهُ لَا يَهْدِى ٱلْقَوْمَ ٱلظَّـٰلِمِينَ 86
E si ti udhëzojë Allahu ata që mohojnë pasi kanë besuar njëherë, kanë dëshmuar se Profeti është i vërtetë dhe u kanë ardhur Argumente të Qarta?! -Kjo është vërtet e pamundur. Allahu nuk do ta udhëzonte kurrë një popull me të tilla cilësi e vepra. Allahu i Lartësuar i përshkruan kështu cilësitë e të dëshpëruarve, të cilët nuk i kap mëshira dhe udhëzimi i Tij:1. Ata mohojnë, pasi kanë besuar njëherë. Kështu, ata mohojnë duke parapëlqyer mohimin mbi besimin.2. Ata kanë dëshmuar në fillim se Profeti është i vërtetë. Pra, ata mohojnë pasi kanë dëshmuar me dije dhe bindje se Profeti është vërtet prej Allahut.3. Atyre u kanë ardhur njëherë argumente të qarta. Kështu, ata mohojnë pasi i kanë parë argumentet dhe mrekullitë e qarta me të cilat Allahu e pajisi Profetin e Tij.Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë një popull të padrejtë. -Këta e meritojnë të quhen “të padrejtë”, sepse padrejtësia e tyre është kulmore. Ata e mohojnë të vërtetën pasi e kanë njohur dhe besuar atë. Ata ndjekin rrugën e humbjes, duke qenë të bindur për kotësinë e saj. Kështu, ata tregohen të padrejtë, arrogantë dhe pasues të epsheve të tyre në përzgjedhjen që bëjnë. E si mund t’u jepet sukses të tillëve që të pasojnë udhën e drejtë?! Të vetmit për të cilët mund të shpresohet udhëzimi janë ata që nuk e njohin të vërtetën dhe përpiqen sinqerisht për ta gjetur atë. Pa dyshim që, të tillë njerëzve, Allahu i Lartësuar do t’ua lehtësojë rrugën e udhëzimit dhe do t’i ruajë nga çdo gjë që i pengon prej saj. Pastaj Allahu i Lartësuar na tregon rreth ndëshkimeve që i presin të padrejtët në këtë jetë dhe në jetën tjetër: