Skip to content
Tafsir As-Saadi · Aal-i-Imraan
Sūrah 3

Aal-i-Imraan

This is a tafsīr in a language other than Arabic as the Quranic Universal Library (QUL, by Tarteel) has it, taken through the open copy of QUL’s data that spa5k/tafsir_api keeps. QUL’s record does not say who wrote or translated it or which printed edition it follows, and states no licence for the text, so the right to show it is not verified. Nobody has compared it with a printed book, and no scholar has reviewed it. Each passage stands beside the verses it comments on, which are the Qur’ān text of Tanzil, shown as it is there. Sabīl did not write or translate any of it.

Text fromQuranic Universal Libraryspa5k/tafsir_apiMITtaken 2026-10-21

Verse 77

إِنَّ ٱلَّذِينَ يَشْتَرُونَ بِعَهْدِ ٱللَّهِ وَأَيْمَـٰنِهِمْ ثَمَنًا قَلِيلًا أُو۟لَـٰٓئِكَ لَا خَلَـٰقَ لَهُمْ فِى ٱلْـَٔاخِرَةِ وَلَا يُكَلِّمُهُمُ ٱللَّهُ وَلَا يَنظُرُ إِلَيْهِمْ يَوْمَ ٱلْقِيَـٰمَةِ وَلَا يُزَكِّيهِمْ وَلَهُمْ عَذَابٌ أَلِيمٌ 77

Sa për ata që e shesin besën e dhënë Allahut dhe i ndryshojnë zotimet e tyre për hir të një vlere të vogël(të kësaj bote),... -Allahu i Lartësuar i ka përshkruar këta njerëz me cilësi tepër të ulëta: së pari, ata e shesin premtimin e dhënë Allahut dhe, së dyti, ata shkelin zotimet dhe marrëveshjet e tyre me njerëzit, e këtë e bëjnë thjesht për të fituar diçka shumë të vogël nga kjo dynja. Në këtë kategori futen ata njerëz që marrin ndonjë shpërblim për lënien e detyrimeve ndaj Allahut dhe ndaj njerëzve. Pra, çdokush që lë bindjen ndaj Zotit dhe të drejtat e njerëzve, për të arritur ndonjë qëllim të tijin prej kësaj dynjaje konsiderohet i tillë. Po ashtu, çdokush që bën betim të rremë për të përfituar nga pasuritë dhe të drejtat e të tjerëve hyn në këtë kategori. Të gjithë këta dhe të tjerët që u përngjajnë atyre kanë një kërcënim nga Allahu i Lartësuar:...nuk do të kenë pjesë në Jetën tjetër. Allahu nuk do t’u flasë dhe nuk do t’i shohë ata në Ditën e Kijametit. Ai nuk do t’i pastrojë ata(nga gjynahet)dhe ata do të kenë një dënim të dhembshëm. –Ky është ndëshkimi i merituar për këta të padrejtë. Ata nuk do të kenë pjesë prej së mirës në ahiret. Allahu nuk do t’u flasë dhe nuk do t’i shikojë ata Ditën e Gjykimit, sepse Ai do të jetë i zemëruar me ta. Allahu do të jetë i zemëruar, sepse ata i japin përparësi plotësimit të pasioneve dhe dëshirave të tyre të sëmura, kundrejt kënaqësisë së Tij. Për këtë arsye, Allahu nuk do t’i pastrojë ata nga gjynahet e tyre, nuk do t’ua fshehë të metat e tyre dhe nuk do t’ua mbulojë padrejtësitë që kanë bërë. Si pasojë, ata do të kenë ndëshkim të dhembshëm, që do ta vuajnë trupat dhe zemrat e tyre. Sa i hidhur dhe dëshpërues mund të jetë zemërimi i Allahut ndaj tyre, që të mund të shprehej me fjalë?! Po fakti që ata nuk do ta shohin kurrë Zotin e gjithësisë?! Po ndëshkimi dhe vuajtja e përjetshme në Xhehenem?! Allahu na ruajt dhe na mëshiroftë, se Ai është Mëshirues i madh.